Zamira Kita dhe e vërteta e tenderit 2 milionë euro!

8 Qershor 2017, 19:46Politika TEMA

Sali Berisha është përpjekur të përbaltë me “qytetarin dixhital” të tij, një nga ikonat e qytetit të Korçës, aktoren e njohur Zamira Kita.

Sipas tij, kjo e fundit, duke qenë drejtoreshë e teatrit të qytetit, ka përfituar një tender 2 milionë euro.

Por, Citynews, një faqe që e njeh shumë mirë realitetin në Korçë, shkruan se tenderi në fakt u fitua nga një firmë që bashkëpunon me PD-në dhe madje e financon partinë e drejtuar nga Lulzim Basha.

“Të akuzosh Zamira Kitën për një tender 2 mln euro nuk ja vlen.

Ajo ka një prejardhje të djathtë, është një aktore dhe qytetare e nderuar, mbështetëse ekspresive e Niko Peleshit,  sepse në PD nuk gjeti hapësirë.

Rilindja e gradoi drejtoreshë, por tenderi i Teatrit për fatin e saj të mirë, u zhvillua diku tjetër. Fituesi është një nga firmat bashkëpunuese të PD dhe një nga sponsorët e saj.

Kontraktor dhe nënkontraktor ka në listën e PD një kandidat fitues, por qytetari dixhital i Berishës kërkon të mashtrojë të vërtetën”, shkruan kjo faqe.

1 komente në “Zamira Kita dhe e vërteta e tenderit 2 milionë euro!”

  1. "horri i bulevardit" says:

    E kane mashtruar saliun, se kjo zamira ka qene ne rradhe te pare ne cadren e republikes se re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje