Armand Duka: Shpresoj për një rezultat pozitiv ndaj Izraelit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me skuadër në Turqi, ku ekipi është duke u përgatitur për përballjen e së dielës kundër Izraelit.

Duka ka deklaruar se skuadra është ndërgjegjesuar dhe këtë ai vetë e ka konstatuar edhe në bisedën që pati me lojtarët, pak para stërvitjes.

“Kam shumë besim që skuadra do të paraqitet krejt ndryshe në Izrael. Dua të frenojmë vetëm atë që mund ta quaj epidemine e euforisë. Uroj shumë që të kthehemi të futbolli i sakrificës. Kjo do të ishte një lëvizje perfekte. Kam besim te skuadra. Uroj shumë për një rezultat pozitiv, teksa e ritheksoj që të frenojmë sa më shpejt euforine e mbarsur që nga arritja e Europianit, e cila ka qënë eufori e të gjithëve ne, jo vetëm e skuadrës”, tha Duka

Në një prononcim për “Supersport”, ai foli dhe për zërat për ndërprerjen e kontratës me trajnerin.

Kreu i FSHF-se theksoi se janë dhe mbeten vetëm ngacmime mediatike. Por, për presidentin Duka nuk është aspak momenti të trajtohet një cështje e tillë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *