Dritan Demiraj i bën bilancin punës së vet: Çfarë ka ndodhur nga 22 maj deri më 8 qershor?!

Edhe pse nuk ka shumë kohë që kur mori drejtimin e ministrisë së Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të punës së tij.

Demiraj shkruan se që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5295 bime narkotike dhe sekuestruar  80 doza heroinë.

Janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 janë në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone.

Ai bën me dije se po vazhdon monitorimi nga ajri në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.

“Lufte pa kompromis kunder kanabisit dhe perdorimit te parave te droges ne fushaten elektorale. Ministria e Puneve te Brendshme dhe Policia e Shtetit eshte e angazhuar te zbatoje ligjin dhe misionin kushtetues.

Te vendosur te bejme dallimin”, shkruan Demiraj në FB.

Rastesi ndoshta, por eshte harruar dhe bllokimi i 12 prozhektoreve qe kerkoheshin nga prokuroria per ekzaminim per te pare nese ishin objekt helmimi ne mitingun e PD. Ky ishte aksion “personal” i Demirajt ne Kashar ne 1 te nates!

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Dritan Demiraj i bën bilancin punës së vet: Çfarë ka ndodhur nga 22 maj deri më 8 qershor?!”

  1. Xen deledashi says:

    Bëj qejf o kokëloqe bëj edhe ca jave. Mos harro ta shënosh edhe ketë eksperiencë disa javore në CV tënde si ato kurset 2 mujore që ke.

  2. Strong says:

    Ky eshte thjesht nje dordolec. Habitem pse merren mediat me kete tip kaq primitiv. Mos u jepni hapsire neper gazeta ketyre dordoleceve se pastaj coc u duket vetja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *