Duka, mbledhje me Kombëtaren para stërvitjes së fundit në Turqi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është bashkuar sot delegacionit të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ka zhvilluar një mbledhje me ekipin pikërisht para stërvitjes së planifikuar gjatë pasdites në qendrën stërvitore të kombëtares turke.

Sipas “SuperSport”, kreu i FSHF-së, i cili nuk ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen kundër Luksemburgut, ka diskutuar sot me lojtarët për rreth 30 minuta në sallën e mbledhjeve në hotel, ku edhe në prani të stafit teknik është diskutuar për situatën që po kalojnë kuqezinjtë.

Duka, në muajt e kaluar, ka kritikuar vazhdimisht në media ekipin për “përgjumjen” që e kishte përfshirë që pas Europianit, ndërsa bënte thirrje që skuadra të “zgjohej”.

Duket se pas humbjes me Luksemburgun, ai ka vendosur që këtë mesazh t’ua përçojë direkt lojtarëve të cilët kanë regjistruar një seri prej 5 humbjesh radhazi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Duka, mbledhje me Kombëtaren para stërvitjes së fundit në Turqi”

  1. boom says:

    O Duke e ke shkaterruar kampionatin Shqiptar. Pa kampionat Shqiptar nuk do te kesh kurre kombetare konkuruese. Nuk do te kesh me emigrante me origjine nga Kosova qe te luajne per Shqiperine pasi tanime kane kombetaren e tyre. Ti je shkaterruesi i futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *