E ardhmja e Lilës mbetet Greqia, Panathinaikosi shfaq interesim

E ardhmja e futbollistit të kombëtares shqiptare Andi Lila duket se do të jetë sërish në Greqi.

Kontrata e mbrojtësit me klubin e Janinës ka përfunduar dhe ai tashmë është një lojtar i lirë, por interesimi për të në shtetin helen nuk mungon.

 Sipas asaj që raportojnë mediat greke, skuadra e Panathinaikosit është duke menduar për ta afruar Lilën gjatë merkatos së verës.
Ende nuk ka veprime konkrete për realizimin e këtij transferimi, por emri i lojtarit shqiptar ka filluar të qarkullojë në ambientet e klubit helen.
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *