Flamur Golemi ‘nxjerr zbuluar’ LSI-në në Gjirokastër: Detyruan bariun të reagonte kundër meje, pastaj e çuat te plaku i rrjedhur i SHQUP-it

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Foto me një bari që kandidati për deputet Flamur Golemi publikoi dy ditë më parë në faqen e tij në Facebook, është bërë objekt diskutimesh së fundi në rrjetet sociale dhe mbërriti prej “qytetarit dixhital” deri tek ish-kryeministri Berisha.

Bariu i quajtur Shehair Goxhaj ka reaguar përmes një statusi, ku pretendon se ato që ka shkruar Flamur Golemi janë të pavërteta.

Por, ndërkohë Golemi sqaron përmes një reagimi të fundit se bariu është ndodhur në kushtet e presionit nga njerëzit e LSI-së, me të cilët ka lidhje familjare. Sipas kandidatit të PS-së, Shehair Goxhaj ka lidhje familjare me nënkryetarin e Bashkisë Gjirokastër të emëruar prej LSI-së.

Më poshtë reagimi i plotë i Flamur Golemit, i bariut Shehair Goxhaj dhe postimi në faqen e Sali Berishës.

Flamur Golemi: Po shikoj se në forumet online ‘papagajtë’ e deputetit ‘call centre’ dhe sharësit me pagesë, kanë nisur të trumbetojnë me të madhe gjoja përdorimin që unë i kam bërë një bariu nga fshati Golem. Me Shehairin dhe barinj të tjerë u takova para disa ditësh dhe më shprehën shqetësimin për vaksinimin e bagëtive, vaksinim që e përfitonin vetëm nëse jepnin mbështetje për partinë, njerëzit e të cilës drejtojnë institucionin përkatës që shpërndan vaksinat. Integriteti dhe formimi im nuk ma lejon të manipuloj as pamje, as deklarata e as dëshmi. Ajo që ka ndodhur më pas dhe që ‘qytetari dixhital’ i LSI-së në Gjirokastër ia dërgoi si ‘investigim’ plakut të rrjedhur të SHQUP-it,  është thjesht një reagim i Shehairit në kushtet e presionit që i kanë ushtruar. Etika nuk ma lejon të zbuloj këtu lidhjet e tij familjare me nënkryetarin e Bashkisë Gjirokastër të emëruar prej LSI-së. Kjo e shpjegon gjithë këtë furtunë në gotën bosh të ngritur prej rivalëve të mi në këto zgjedhje. Sidoqoftë unë jam i lumtur që e kanë kuptuar se ka nisur numërimi mbrapsht për fitoren historike të Partisë Socialiste në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë ata duhet të numërojnë ditët e fundit të pushtetit, që e kanë përdorur si kanë dashur për gjithë këto vite.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Flamur Golemi ‘nxjerr zbuluar’ LSI-në në Gjirokastër: Detyruan bariun të reagonte kundër meje, pastaj e çuat te plaku i rrjedhur i SHQUP-it”

  1. voica says:

    Sa pa gabime qe shkruaka ky bariu? 90% e kandidateve per deputet do ta merrnin per sekretar po te fitonin.

  2. Bariu says:

    O sali po ti ke p…dh nuk rrjedhe, po ky koment e ka edhe nje te mire se barinjte nga zonat tona paskan drejtshkrim te mire. Jeni te shkathet edhe ne fb e bariut nderhyret, cpaskeni qene …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *