FOTOT/ Ja se si do të transformohet hotel “Dajti”, BSH publikon projektin e ri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se ka mbyllur prokurimin për rikonstruksionin e  “Hotel Dajtit”, për ta kthyer atë në mjedise që do ti shërbejnë personelit te saj.

BSH bëri me dije se punimet do të nisin shumë shpejt.

Banka sqaron se përgjatë vitit 2016 u ndoqën me përparësi të gjitha procedurat si dhe u përmbushën detyrimet që lidhen me procesin e miratimit të lejes së ndërtimit.

Menjëherë pas përfundimit të tyre, Banka e Shqipërisë ka organizuar punën për ndjekjen e të gjitha fazave të prokurimit sipas rregullores përkatëse në fuqi:

“Banka e Shqipërisë bën me dije se së shpejti do të nisin punimet për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit. Këto punime do të realizohen në vijim të vendimit nr. 27, datë 01.04.2015 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e realizimit të objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”.

Detaje më të hollësishme për këtë proces, Banka e Shqipërisë do t’ia komunikojë publikut pas nënshkrimit të kontratës për zbatimin e projektit të rikonstruksionit.

Rikonstruksioni i godinës do të sigurojë ambientet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, por, gjithashtu, rikthimin e të gjitha vlerave historike e kulturore që kjo ndërtesë ruan në memorien e kryeqytetit.

Kati i parë i saj do të ruajë të njëjtat ambiente funksionale si dikur në shërbim të qytetarëve dhe të hapura për publikun.

Ndërsa pjesa tjetër e godinës, do të përshtatet në funksion të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

Zgjerimi i aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, në përputhje me objektivat strategjikë institucionalë, modernizimin e tregut financiar dhe funksionet e përcaktuara në Ligj, ka sjellë nevojën e shtimit të ambienteve në të cilat ky aktivitet zhvillohet.

Në plotësim të kësaj nevoje, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 40, datë 16.06.2010, “Për miratimin e procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë për blerjen e pasurisë së paluajtshme shtetërore nga Banka e Shqipërisë”, u vendos blerja e objektit të ish-hotel Dajtit dhe kalimi i tij në pronësi të Bankës së Shqipërisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti.jpg","attachment_id":"702479"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-1-1.jpg","attachment_id":"702480"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-2.jpg","attachment_id":"702481"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-3-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/dajti-3-1.jpg","attachment_id":"702482"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/dajti-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/dajti-3.jpg","attachment_id":"534782"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hotel-dajti-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hotel-dajti.jpg","attachment_id":"600956"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hotel-dajti-12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hotel-dajti-12.jpg","attachment_id":"604313"}]
        
        Loading...
        

7 komente në “FOTOT/ Ja se si do të transformohet hotel “Dajti”, BSH publikon projektin e ri”

  1. Gerti says:

    Me rrethim,me hekura?Qenka arkitekt idiot

  2. PE says:

    A ka njeri te na sqaroje; Hotel Dajti, si objekt nga cili pronar u ble dhe Banka e Shqiperise , eshte subjekt shteteror apo privat qe ka bere kete blerje. Kjo sepse kjo blerje u kritikua shime si afere korruptive dhe tani po na cfaqet blerje e ligjshme, dicka nuk shkon . Eshte e nevojshme transparenca per te bindur njerezit.

  3. PE says:

    A ka njeri te na sqaroje; Hotel Dajti, si objekt nga cili pronar u ble dhe Banka e Shqiperise , eshte subjekt shteteror apo privat qe ka bere kete blerje. Kjo sepse kjo blerje u kritikua shume si afere korruptive dhe tani po na cfaqet blerje e ligjshme, dicka nuk shkon . Eshte e nevojshme transparenca per te bindur njerezit.

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆.. says:


    Shumë vite i mbijetuam,
    Në demoKarci
    Në krye të herës kaq gjë e mësuam
    Zhdukja e identitetit kombëtar,
    Nuk është më një risi
    Kjo është Shqipëria …
    që S’duam!!

  5. xyz says:

    Lereni Bexhet Paucollin ta beje mrekulli ,mjafte me keto fantazma primitive te Rilindjes….beton,gur, asfalt…..

  6. Kellira says:

    Tani do “shpikin” dhe Hotel Dajtin…

  7. g......... says:

    A nuk mund te kthehet ashtu ne origjinalitetin e vet si deri ne vitin 1990…………. me ato pisha te mbrekullueshme ….. por e keni bere si p…dh te rruar. Ah ju hengert mortja more BANDITE, KRIMINELE, BASTARDE dhe HAJDUTE me gene shekullore………………. Ajo TEPSIA e Edi Rames, me siguri e keni ndare tepsine , pra e keni ndare tepsine ,tani banka e restauron , dhe ne fund te mandatit edhe qeveria e Edi Rames do ta privatizoje . Ashtu beri dhe kafsha e vicidolit me Shtepine e oficerave…………. tani aty eshte selia e PD -se dhe me vone do te shpallen pronaret e PD………….. Edi Rama nuk po ndihet se me vone edhe Ai do te ndaje trofene per vehten e tij , keshtu i duhet qe PD- ja te mos flase ……….

Lini një Përgjigje te Kellira Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *