Idrizi intensifikon tonet: Refuzoni arrogancën e ambasadores greke, kemi nisur rrugëtimin për tu kthyer në Çamëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi apelon ndaj shqiptarëve që të refuzojnë arrogancën e ambasadores greke për gurët e  Çamërisë që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr 9 Idrizi tha se PDIU ka nisur një rrugëtim për t’iu kthyer e drejta.

 “Ju shihni arrogancën e një ambasadoreje e cila guxon që në mes të Tiranës të protestojnë sepse në sheshin Skënderbej na është vënë dhe një pllakë për Çamërinë. Të gjithë shqiptarët duhet ta refuzojnë këtë arrogancë. Ne me mbështetjen tuaj kemi nisur rrugëtimin për tu kthyer drejt Çamërisë,” tha Idrizi.

Më tej, Idrizi bëri thirrje që më 25 qershor shqiptarët të ndëshkojnë politikanët që e bënë tranzicionin të pafund.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *