Kosova, Valon Berisha: Me Turqinë për rezultat pozitiv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Valon Berisha duket se po e kalon dëmtimin e pësuar disa ditë më parë.

Ylli kosovar është stërvitur sot me pjesën tjetër të lojtarëve dhe duket më në formë para ndeshjes ndaj Turqisë.

Ai ka thënë pas stërvitjeve se është në formë dhe ka falënderuar tifozët për mbështetje.

“Faleminderit tifozëve që po na mbështetin. Gjendja është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe jam i gatshëm të luaj.

Jemi duke u përmirësuar në çdo ndeshje dhe mendoj që do të zhvillojmë një ndeshje të mirë ndaj Turqisë si ndeshjen e parë. Shpresojmë në një rezultat pozitiv për gjithë tifozët tanë”, deklaroi Berisha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *