Maska ra!

9 Qershor 2017, 10:56Blog TEMA

Nga Flogert Muça*

Marrëveshja Rama-Basha duket se e ka bërë LSI-në dhe liderin e saj Ilir Meta (tashmë President i zgjedhur) të nxjerrë fytyrën e vërtetë. Meta kishte investuar shumë për të krijuar imazhin e politikanit që sheshonte mosmarrëveshjet, por kur Rama dhe Basha e zgjidhën vetë krizën ( ku Meta kishte kontribuuar jo pak që ajo të agravohej duke u bërë oksigjen i çadrës ), atij iu shemb para syve i gjithë mundi. Mundi që kish hequr për të ngritur imazhin e politikanit që zgjidh kriza, por edhe ai i kontributit që çadra të bëhej laku në fyt i Edi Ramës.

Mbrëmë kryetari i zgjedhur i shtetit, Ilir Metaj, kishte humbur busullat e tij të orientimit, qetësinë dhe dashurinë. Ai kishte dalë në natyrën e tij politikanit që grushton në parlament kundërshtarët politikë, vetëm me ndryshimin që sot është nja 60 kilogram më i dobët. Pa asnjë grimcë qetësie Meta mbrëmë ishte plot mllef, sepse po i ikën pushteti nga duart. I detyruar të thotë se LSI do të dalë forcë e parë, që militantët të mos demoralizohen më tej, Meta mbrëmë tregoi edhe njëherë se atij kur i cënohet pushteti dhe pjella e tij politike (LSI) e cila është instrumenti për të qëndruar përherë në pushtet, ai heq maskën e “dashnorit” dhe “Budës” dhe kthehet në një “kafshë” të egër politike.

Por çfarë humbi Meta nga marrëveshja Rama-Basha?

Siç e thashë edhe më lart, ai humbi imazhin e tij politik të ri që po mundohej të ngrinte, si politikan i qetësisë dhe dashurisë, konsesual e i marrëveshjeve. Pra, nga grushtat e përdorur nga ai në parlament në 2008-ën, po përpiqej të ndryshonte imazhin e tij politik, më çdo mjet. Marrëveshja Rama-Basha ja rrëzoi për 3 orë këtë punë të tijën 9 vjeçare. Kjo ishte humbja e parë e tij që e bëri atë të tregojë fytyrën reale mbrëmë.

Humbja e dytë e tij është fakti që u bë president i vendit. Nëse për cilindo, ky është një privilegj dhe nder i madh, për Metën është e kundërta. Edhe pse ai dhe e shoqja do jenë drejtuesit reale të LSI-së, sërish ai në rolin e presidentit nuk do flasë dot ashtu siç do donte. Nuk do vjellë vrer dot siç bëri mbrëmë. Si i pari i shtetit do i duhet të kafshojë gjuhën papushim dhe nuk do këte mundësinë që të jetë pjesë e tryezave që ka qenë gjithë jetën.

Por, ajo që atij duket se i dhemb më shumë në gjithë këtë histori është mosqënia më “King Maker”. Pra, me shumë gjasë, pas 25 qershorit, Meta dhe partia e tij pas 8 vjetësh në qeveri, do të dalin në opozitë. Ky në fakt është problemi më i madh i tij dhe i tyre. Sepse ai dhe ata e dinë se kanë ngritur një parti e cila nuk ka në themele asnjë parim apo ideal, veç “vend pune në administratë“.

Mosqenia në pushtet e LSI-së do të thotë që të gjithë ata, të aftë ose jo që janë sot në administratë, të kalojnë me partinë e madhe në pushtet. Për ta kjo nuk do të përbënte asnjë problem, sepse siç thamë, aty nuk ka vajtur askush pë parime apo ideale, por thjeshtë dhe vetëm për të marrë ndonjë vend pune e duke iu përgjëruar fisit që ta votojnë LSI-në që ai/ajo të qëndrojë në punë. Ky është një fakt që e di i madh e i vogël dhe që kushdo që përpiqet të thotë të kundërtën e di edhe vetë që po gënjen.

Por nga ana tjetër, Meta kur u zgjodh president trumbetoi fort shprehjen “Midis Pushtetit dhe Demokracisë, ne zgjedhim këtë të dytën”. Ateherë, pse nuk ka dalë nga qeveria Rama sot, ose nga qeveria Berisha dje, kur ka patur aq shumë pakënaqësi sa ç’shprehej mbrëmë? Pse i ka braktisur Meta qytetarët? Pse nuk doli nga qeveria po ndenji derisa erdhën zgjedhjet e radhës? E bëri për të qëndruar në pushtet apo jo? E bëri për të mbajtur nën presion ata të punësuar që nëse si jepnin sërish votën, do i qëronte nga aty?

Sot Meta dhe LSI ka frikë pikërisht nga kjo, nga humbja e pushtetit. Për të dhe LSI-në nuk kanë asnjë rëndësi numrat, atij i mjafton që të ketë numra aq sa për të kushtëzuar qeverisjen e një shumice. Sot nuk i ka më. Me shumë mundësi nuk do t’i ketë as nesër. Duke ditur mirë këtë, Meta mbrëmë hoqi maskën në ballon e madhe politike dhe nxorri fytyrën e tij të vërtetë, që kur i cënohet pushteti i tij dhe humb fuqinë, përpëlitet duke u përpjekur të rrëzojë gjithçka ka përreth.

35 komente në “Maska ra!”

  1. Milo says:

    Ne te semes vafte fshatari i Cepanit

  2. Lennard says:

    Dinastia e Like Floririt eshte si Dinastia BORGIA..qe perkthehet ,mbajtje e Pushtetit me te gjitha Menyrat Legale dhe Ilegale,Te Moralshme dhe te Pamoralshme.Per mendimin tim me mire nje koalicion PS-PD se sa me LSI e Pangopur dhe Kriminale.

  3. N.VJOSA says:

    Nje B R A V O
    te madhe Autorit!…
    I ke bere nje Radiografi te Vertete ketij
    Lamashi,
    Mafjozi lapanjoz,
    P R I M I T I V !…
    Ky duhet shkarkuar si Zhukovi, pa i hipur Kalit…
    Nje Politikan tmerrsisht i pabese, i djallezuar deri ne palce, por keto dite e ka humbur, si Xhaferi Simiten
    dhe thote mburrje qe do ti vinte turp dhe nje Halabaku, …jam trim, Ramen une e bera Kryeminister, mburr Berishen jo se e do, por do te mbahet pas tij si i Mbyturi pas flokve te vet…
    E habitshme se si i ka mbijetuar deri tani…
    Ky Lamash e fyen intelegjencen e shqiptareve…!

  4. Rrushi says:

    Z. Flogert e ke shkruar aq sakte dhe me shume vertetesi. bravooo.
    LSI eshte bere ngangrena e ketij vendi, e per tu cliruar duhet zhdukur nga rrenjet. Monika merr CV e fut ne pune, le te jete ai copa e injorantit, rendesi ka vota e tij dhe fisit per te qene ne pushtet.

  5. Peco says:

    Shkrim korrekt. Ne kete bote, kur kerkon shume i humbet te gjitha. Sa per fytyren e vertete te Ilir Metes, ndonse kish disa kohe qe kish veshur lekure qengji, u desh te gervishej pak per te dale posht lekures se qengjit, leshi i trashe dhe i ashper i nje ujku te vertete.

  6. saliu says:

    Tani ka ardhur momenti qe Meta ta lexoje mire BIBLEN. Bibla na meson se, kush i ben varrin tjetrit bie vete brenda. Ndersa persa i perket politikes duhet ta dinte pa e filluar ate qe kush merret me politike ta mbaje me vehte litarin dhe karrigen.
    Kjo eshte politika Z. Meta n’ato maja rripa rripa , nje here ma hipe nje here ta hipa.
    I ka ardhur momenti Bashes e Rames ta hipin ty tani boll ti mbi te gjithe.

  7. Emigranti says:

    Ilir Meta me ministrat e tij “xhveshen” veprat e medha industriale nga hekuri dhe metalet e çmuar. Me ato para pasuruan partine e tyre “shpk”. Krijuan idene e qendrimit te perjetshem ne pushtet, ne administrate. Shiten dhe blene votat si nuk ka ndodhur askund.
    Perse duhet votuar me Ilir Meta?

  8. kleptofagos says:

    LSI-ja eshte vetem njera nga metastazat e kancerit politik shqiptar. Edhe pse per momentin eshte me e agravuar se te tjerat, heqja e saj mund te jete, ose me mire do te duket si nje permiresim i perkohshem i shendetit te shoqerise shqiptare, por te tjera metastaza edhe me te rrezikshme se kjo, do te shperthejne ne trupin e drobitur te kesaj shoqerie, deri sa ta asfiksojne perfundimisht. “Medical Oncology” na meson se kanceri luftohet ne rrenje dhe me “intensive chemotherapy”. Por kjo lufte, deri ne sherimin e saj te plote, nuk mund ta behet nga “mjeket shqiptare”.

  9. qafiri says:

    ky flogerti eshte delenxhi komplet. LSI eshte e vetmja force qe ofron stabilitet dhe qe ka treguar se mund te coje Shqiperine ne Europe. Turp per marreveshjen PD-PS, por kete here LSI del force e pare. Ketu do jeni dhe ju larot e Meros e do ta shihni

    1. Arben says:

      URRAAAAAAA! Kur dhe si ka treguar LSI qe do e coka Shqiperine ne Europe? Apo keta jane llafet qe ti ka shkuar ne leter partia dhe ti I reciton?

      LSI e shumta e con shqiperine te pagoje haraqin e nje partie te korruptuar ne cdo qelize. Ne kete vend shume raste korrupsioni dihen por rralle evidentohen. LSI eshte mbase partia e vetme qe ka lene gjurme trashe -mbajeni dhe pijani lengun videos se Metes me Priftin, pasurine e Metes, Pasurine e Priftit dhe keta horrat tuaj drejtore me ne krye Balilin. Keta tregojne se ku e con LSI-ja kete vend

      1. Skrap ARI says:

        Arben, pyet per skrapin “e Skraparit”, pastaj komento

    2. Beni says:

      O qafir, po nuk shikon e degjon ti qe lsi me Meten e Monen jane ata qe kane penguar Shqiperine te eci para? Do te jete vetem ne pushtet per te zhatur ,aifloririn e llogarite bankare ne Londer e kudo tjeter , Monika, grua e ndyre me ane te seksereve te saj shet vendet e punes me 3-5 mije euro. Po ti i dashur qafir do te jesh nga ata qe ka marre ndonje kocke nga kjo palo bande e u del ne mbrojtje .Ver llogjiken ne funksionim, ate bej e reflekto.

    3. p says:

      hahahahahahaha,na gajase o qafir,dua te te kujtoj qe ajo forca e pare qe enderron zotrote, i dha sinjalet ne zgjedhjet lokale, ku mbasi ta rilexosh mire kete artikull, dhe ti hedhesh nje sy rezultateve lokale, ndoshta dote zgjohesh nga endra dhe doti kthehesh realitetit, everteta mund edhet te jete e hidhur, e pa pranushme, por ngelet gjithmone e vertet.

  10. Adriatik says:

    Derkuci Cufo duhet ta perballoje me qetesi dhe dashuri,do shofi me syte e vet Lshin e tije kur te zhduket fare nga skena politike dhe vete do te i duhet te paguaje nje avokat te mire per vete.

  11. Selim Rroshi says:

    Po te kete mend Ilir Meta ta transformoje partine e vet ne nje progresiste te beje nje katarsis dhe te dale ne tregun politik si force e pjekur dhe me program te sakte ne dobi te njerezve dhe te kombit.
    Ta kuptoje iliri se elektorati cdo dite e me shume eshte bere fluid e ka kaluar ne nje pjekuri qe ste jep vote po spa gje gje te mire ne interesin e pergjithshem.
    Nuk ecet me me vende pune e me dhune elektorale, e me bandite qe te financojne dhe i financon kur mer tepsine.
    Po ngeli ashtu sic ka bere me siguri koha do e hedhe pa meshire jashte tregut politik.

  12. Shqopa says:

    I shkreti, se ze gjume as diten e as naten, ka nisur te turfulloje e po plas nga marazi. Ku iku ajo qetesi, e dashuri sapo bisi te lekundet karrikja e pushtetit. Sa ishte Basha ne cader tallte koqet me te doja krahet, kurse tani u trodh. Epo duhej nje si Rama se askush sja kishte gjetur ilacin deri tani. E bukura eshte se mundohet te shtiret i qete kur flet (ah qe skam nje kobure ti vras te dy Edin e Lulin – kjo i vertitet ne koke), megjithese keto kohet e fundit ka nisur te çalltise ca. Me keta njerez qe bejne estrade politike do te ishte mire tja tregonin popullit edhe te kaluaren e afert, ritransmetoni lajmet e 10 vjeteve te fundit, regjistrimet e deklaratave qe kane bere e do shohim qarte se ku qendron demokracia e ketyre. Duhen ngjarje te tilla qe te mesojme fytyren e vertete te politikaneve.

  13. UK says:

    Titull i papare! Fiks si gazetari britanike!!! Bravo!

  14. katarakti says:

    Analize e perkryer. Vetem titulli nuk me pelqen. Do te doja te ishte:”Fytyra e vertete e Ilir Metes”.

  15. vlora.vlora says:

    Po ca plehre ,e degjoja dhe si burre shteti as syte nuk i ngrinte .Ne burg meta qelbesira

  16. Zani Burimi says:

    Ky shkrim eshte nje model i gazetarise moderne! Te lumte, Flogert djali!
    me ndihmo pak vetem me nje sqarim: Cfare hieroglifesh zhgarraviste ne ate blokun mbreme ai Ilir Floriri? Mos valle po llogariste se sa te paudha i ka bere ketij vendi? Apo po bente hesape me vidiokameren e 7oo mijeve, me “kokepalaret, me gomarin qe “transportonte floririn”, apo donte qe te fliste me “dashuri, me urtesi per debulesen qe ka per Salen?
    Do t’isha mirenjohes kujtdo qe te me ndriconte pak mua te shkretit!
    Pershendetje!

  17. tomsojeri says:

    “I ngeli kopili ne preher” i thon ksaj e spo di ku ta plas ! Ta gjeti ilacin Edi Rama e tani sle gje pa shar ! Te beri president or delenxhi ,por nuk te del kjo ty !Ti i do te gjitha ! Ke kaq koh si kurvat, qe kur u ngrit cadra e spo mereshe vesh cfar doje ! Ta plasi sot ish deputeti yt ! Vrtet je sjell si rrugac e u vure kapistren ! 21 Janari esht borxhi yt ! Cinik ,e Korleone i politikes shqiptare kape majen me te lart te saj dhe e sheh si denim ! Po hidhet Monika tani te te zer vendin e te pushtoni plotesisht “token e djegur”, qe te mbreteroni ne llumin ku ke doren e madhe ! Cirresh te jesh forc e par e nuk esht aspak cudi me cka kemi par ne kte 30 vjecar ,e nese po ,qiju nenen perfundimisht shqiptareve se do e ken hak !

  18. komandanti says:

    Eshte njeriu i pare qe duhet gjykuar per vjedhe te pasurive shterore dhe venie te nje pasurie marramendese ne menyre totalisht te pa justifikuar.

  19. albani says:

    Gabimi me i madh i Ilir Metes!
    Gabimi me i madh i Ilir Metes qe bashkimi me PD ne vitin 2009. Kuptohet, miku ne rrezik njihet (Ne rrezik e ne nevoje, shoku-shokun te ndihmoje!). Dhe Iliri endihmoi salihin nga shkaterrimi plote ne 2009, por qe pikerisht Ilir Floriri qe i dha jete, megjithese tragjedia e Salihit ndodhi 4 vjet me vone, por gjate viteve 2009-2013, Salihi, jo vetem vodhi, pervetesoi (bashke me tre kopilet e tij – Gita, Zeni dhe Ilir Floriri), shiti troje dhe koncesioni dhe me ne fund vrau njerez per te ruajtur karrigen e vet. Sikur te mos qe bere kjo aleance, mendoj se edhe blloku nuk do t’i dilte, dhe ne syte e shqiptareve do te dukej ndershem, dhe jo vjedhes. por Salihi eshte me i mencur nga sa mendon Iliri – te komprenton ne fillim qe te mos kesh goje per te folur, sic ua ka bere te gjithe deputeteve te tij. A ju kujtohet, se menjehere mbas marreveshjes Rama-Basha, ky njeri (tashme i zgjedhur president) shkoi dhe takoi Salihin, babain e tij politik! Tani, cdo gje eshte ne dore te popullit: te votojne per Ilir Floririn apo per dike tjeter, megjithese nuk ndryshojne shume nga njeri-tjetri.

  20. Ylli says:

    Ore me sa vota shkarkohet presidenti ? Me duket me 71 e hengri dhe Likja

  21. agron says:

    LSI-nje pjelle e keqe.

  22. agron says:

    LSI-nje pjelle e keqe,asnje here s`ka menduar per interesin publik por vetem per interesa te saj klienteliste.

  23. enter"" says:

    Mallkuar qofsh per 21 Janarin e per cdo gje tjeter.

    Ke vendin ne Spaç

  24. Korçari says:

    Sheiku Ilir Floriri është një kokëtul, një i trashë që ka lindur vetëm për poshtërsi. Turp, njëmijë herë turp, nëse kjo monstër do të qendrojë President i Shqipërisë. KY QELBËSIRË E KA VENDIN NË BURG.

  25. Dajti says:

    Nje kokerr hajduti qe sja gjen shokun nje njeri qe futi korrupsjonin ne administraten e shtetit qe populli i di dhe zero vota me 25 qershore

  26. pjeter says:

    tani te gjithe kunder metes, qe sa filloi cadra, edhe me perpara saj, meta leshoi kolonelet nga gjosha vasili l-rama per te mos folur per manjanin, duke aluduar qe ne zgjedhjet e ardheshme mund te jemi edhe me nje kualicon tjeter, kurse rames i zuri goja lesh du ju thene te gjitheve, qe eshte nje loje shahu, te gjithe , me gjithe liken ne mes e moren si je shprehje fushate, sa per te bere pak tym, nuk i besuan, madje likja sh.p.k. shkoi deri atje sa kercenoi me mosbesim, vetm e vetem per ta mbajtur cadren ne kembe, por me sa duket qenka nje shahist i keq, dhe sot? shah mat nga rama,dhe me sa duket edhe gjino basha ka fillu me i dhen shkelma sumes,likja duhet ta pranoje qe luajti me zjarrin dhe po nga ai po digjet

  27. Agron says:

    Ju nuk kuptoni. Lsi eshte force ne rritje..dhe kete e tregojne votat qe vetem shtohen. LsI ps pd te gjithe njesoj jane. Sa vijne ne pushtet duhet te lajne borxhet. Kwto jane partite ne shqiperi.
    Fati i keq i metes eshte qe u regjistrua. Ju mendoni se basha dhe rama nuk bejne te njejten gje.
    Nuk e kuptoni realitetin. Rrini aty ku jeni dhe beni kot gam gam..

    Fakti eshte qe lsi perseri do talli menderin me 2 partite duke zgjedhur ate qe ofron me shume. Si i thone eshte e mesmja e arte.

    Zgjohuni popull.
    Personalisht nuk e di nese ja vlen ps apo lsi per te votuar. Me siguri jo pd pasi ka nje lider qesharak qe nuk i beson as gruaja e tij e jo me pd-ja, bashkepuntoret e tij apo populli.

  28. Titull bombastik, analize e perkryer. Partia “PATERICE” duhet te zhduket nga skena politike pasi sherben vetem per pune te pista.

  29. Agron says:

    Po te kisha mundesi te krioja nje parti ” motoja e saj do te ishte ” asnje vote LSI dhe banditit Ilir Meta !!!

  30. Theo says:

    teper e sakte, tu lumte o gazetar per analizen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje