Mesila Doda tregon skenarin: Marrim 7-10 mandate, PDIU nesër pjesë e qeverisë...!

9 Qershor 2017, 19:45Politika TEMA

PDIU synon të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 7-10 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

Kështu u shpreh deputetja e PDIU dhe njëherazi Sekretare e Përgjithshme e kësaj force politike, e ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv.

“Minimumi parashikojmë 7 mandate. Nga 7 deri në 10 deputetë do t’i marrë PDIU në zgjedhjet e 25 qershorit“, u shpreh Doda.

Sa i takon koalicionit paszgjedhor, Mesila Doda u shpreh se PDIU do jetë forcë kryesore e qeverisjes së nesërme.

“Ne kemi deklaruar që do jemi pjesë kryesore e qeverisë së nesërme, por me çdo forcë politike që do bashkëpunojmë do veprojmë në bazë të programeve”, tha më tej kandidatja për deputete e PDIU, Mesila Doda.

PDIU ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Ervis Xhelo, se ishte angazhuar në fushatë gjatë orarit të punës.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU dhe njëherazi kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, Mesila Doda, u shpreh se urdhri për shkarkimin është politik dhe i paligjshëm. Sipas saj, urdhëruesit kanë frikë nga pesha e PDIU në Qarkun e Elbasanit.

“Jam e bindur se drejtori në fjalën nuk është angazhuar në fushatë. Do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Mendoj se janë urdhra të kundraligjshme, pasi drejtori nuk ka marrë asnjë ditë në fushatë dhe nuk është kërkuar.

Është vendimmarrje politike dhe e kundraligjshme nga ata që kanë frikë PDIU-në atje”, u shpreh Doda.

Mesila Doda tha se kandidati i PDIU në Qarkun e Vlorës, Tahir Muhedini do jetë deputeti i ardhshëm i këtij qarku.

Sipas saj, komuniteti çam nuk do votojë për Vangjel Dulen, të cilin e akuzoi se i ka fryrë ndasive kombëtare, që kandidon në listën e PD.

PDIU do ketë mandatin e saj të deputetit në këtë qark. Tahir Muhedini do jetë deputet dhe komuniteti çam nuk është çmendur që të votojë Vangjel Dulen”, tha Doda.

Znj.Doda, çështja Çame nuk është zgjidhur, si e shihni këtë çështje? Greqia nuk heq dorë nga ana tjetër…

Duhet që shteti shqiptar ta ngrejë këtë çështje në institucionet e të drejtës. Duhet ta kurojë dhe mbështesë drejt gjykatave të së drejtës. PDIU do të duhet jo vetëm të ekzistojë, por të jetë më e fuqishme për të bërë presion politik për këtë çështje. Kjo s’do të thotë se ne s’kemi pasur edhe kauza të tjera. Kemi ngritur bashkimin kombëtar, dekomunistizimin, për familjen shqiptare etj.

Do jeni pjesë e qeverisës së nesërme?

Ne kemi deklaruar që do jemi pjesë kryesore e qeverisë së nesërme, por me çdo forcë politike që do bashkëpunojmë do veprojmë në bazë të programeve. Një nga propozimet tona mbetet mbështetja e familjes shqiptare, sepse Shqipëria po plaket, po tkurret. Me këto ritme ne po shkojmë drejt tkurrjes progresive të Shqipërisë, pasi sipas përllogaritjeve në vitin 2070 Shqipëria pritet të ketë vetëm 1.7 milionë banorë.

Sa deputetë parashikon të marrë PDIU në zgjedhje?

Minimumi parashikojmë 7 mandate. Nga 7 deri në 10 deputetë do t’i marrë PDIU.

PDIU është më pranë PD-së apo PS-së? PD ka kandiduar në listat e Vlorës z.Dule nga minoriteti…

Ne kemi korsinë tonë. Por porsa i takon listës së Vlorës ku kandidon një nga minoriteti, nuk do të thotë ndonjë gjë pasi ka qenë edhe Vasil Melo në të kaluarën. Por kemi të bëjmë me një person që i ka fryrë ndasisë kombëtare.

PDIU do bëjë koalicion me partinë e parë, apo të dytë e të tretë?

PDIU do bëjë koalicion me atë parti që realizon axhendën tonë.

Kur pritet të mbyllet Vettingu?

Do të mbyllet në ditët në vijim, por nuk ka një axhendë.

Do të jetë reforma në drejtësi një hap përpara?

Reforma, sido që të vijë puna, do përfaqësojë një hap cilësor. Mendoj se është një proces i pakthyeshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet që s’kemi kursyer votat tona.

Si parashikohen të ndahen mandatet Vlorës? Do dalë PDIU me një deputet atje?

PDIU do ketë mandatin e saj të deputetit në këtë qark. Tahir Muhedini do jetë deputet dhe komuniteti çam nuk është çmendur që të votojë Vangjel Dulen.  –

2 komente në “Mesila Doda tregon skenarin: Marrim 7-10 mandate, PDIU nesër pjesë e qeverisë…!”

  1. Ilir says:

    Duket se kane vendosur te zevendesojne LSI-ne, ndersa Mesila ka kopjuar strategjine e Like Floririt :
    – Rendesi ka te mashtrojme sa me shume qytetare, sepse Partia e camerve do te jete me patjeter ne Qeveri, pjese e saj. Ndaj o-burrani ngjitjuni PDIU-se, se me te ka gjithmon pune.

  2. Edhe ti says:

    Hajdarin e “”tsipras”do merrni ,parti e falimentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje