Rama ironizon Berishën nga Pogradeci: Saliun, nuk e ndjek shejtani...

9 Qershor 2017, 16:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish ish-kryeministrin Berisha gjatë një takimi me fermerët në Pogradec.

Shefi i qeverisë tregoi se kishte vendosur buzën në gaz  pasi Niko Peleshi e kishte njoftuar për një sulm të Berishës ndaj tij.

“Po qeshnim me Nikon, se unë Saliun, nuk e ndjek shejtanin, por ishte mërzitur pas takimit tim në Ersekë, kishte thënë se ka shtruar 180 kilometër rrugë. E imagjinoni dot, distanca deri në Tiranë është 178 kilometër, thotë se ka bërë 140 shkolla se ua shton nganjë zero, po s’ke çfarë i bën, ka ikur ai, dhe të mendosh se ky është më i miri që kanë”, u shpreh Rama

Rama theksoi edhe njëherë nevojën për të pasur i vetëm timonin e qeverisë sepse sipas tij partitë e vogla janë pengesë.

Lideri i PS-së u kërkoi fermerëve të Pogradecit se vota e tyre është për të vazhduar reformat dhe për ta shfaqur Shqipërinë sa më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje