Rama thumbon Metën nga Pogradeci: Mos dëgjoni kukuvajkat dhe papagajt që flasin për stabilitet me shprehje për dashurinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Pogradec,  nuk ka kursyer thumbat në drejtim të partive të vogla.

Duke iu drejtuar votuesve socialistë, Rama kërkoi të refuzojnë thirrjet e atyre që ai i quajti kukuvajka dhe dallkaukë të cilët flasin për demokracinë, integrimin dhe stabilitetin e vendit.

Mos i dëgjoni më kukuvajkat dhe papagajt që çdo natë ju rrokanisin kokën me shprehjet për dashurinë ndaj popullit, të interesit të stabilitetit, të konsensusit të integrimit dhe lloj-lloj përrallash për pluralizmin dhe demokracinë.

Madje kur ju dalin përpara uljani zërin TV dhe shikojini në fytyrë, e do thoni këtë e kam parë, ky ishte ai që dikur bëri një vërë në ujë, ky ishte ai që atëher zhduku një thes, dhe do kuptoni që të gjithë ata që kërkojnë votën sot janë prej 20 vjetësh që vijnë vërdalle duke marrë vota dhe duke shqyer rroga, janë të provuar, stërprovuar, të djegur të përvëluar dhe s’kanë ca u ofrojnë më shumë popullit shqiptar”, tha kreu i qeverisë Rama.

Më tej, shefi i qeverisëu shpreh i bindur se qytetarët e Pogradecit do votojnë PS-në për të marrë timonin dhe për të çuar përpara reformat.

“Të çlirojmë zyrat e shtetit nga lloj- lloj dallkaukësh që janë aty si pasojë e partive pengmarrëse. Kërkojnë mundësinë për të pasur një dorë në timon dhe për të shantazhuar PS për ta detyruar të vazhdojë historinë e pushtetit që ndahet si një tepsi në Tiranë ndaj është momenti historik për të na dhënë fuqinë që sikurse kemi nisur transformimin nga zëmrat e qytetave të vazhdojmë deri në fshatrat më të largët, duke çuar rrugët, gjelbërimin, ujin, dhe turizmin,” tha Rama.

Ai vazhdon duke thënë se më 25 qershor pushtetin do ta marrë populli.

Në 25 qershor pushtetin do ta marrë populli përmes PS-së. Ne nuk kërkojmë më shumë pushtet për vete, nëse ambicia do të ishte më shume puishtet për vete, sot që flasim këtu, Luli dhe PD do ishin në çadër, duke u lutur që të bjerë shi se do të përvëloheshin nga dielli i Bulevardit. Duke u lutur që të vinte nata e të merrnin pak frymë.
Në atë Bulevard që për tre muaj e pushtuan me një çadër të frikës nga drejtësia. Nëse do donim pushtet për vete sot do prisnim 18 qershorin për të marrë 100 deputetë. Por ne quhemi PS, dhe ndryshe nga partitë e tjera që në program kanë interesat e tyre ne jemi mishërim i interesave të Shqipërisë, të këtij vendi dhe të këtij populli,”
tha lideri i PS-së.

Rama ka dhënë edhe një sqarim për marrëveshjen me PD-në.

“Bëmë marrëveshje me PD që të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët në zgjedhjet e 25 qershorit. Por në këto zgjedhje nuk ka rëndësi nëse kemi bindje të majta apo të djathta, ka rëndësi të bëjmë zgjedhjen e duhur për të vazhduar punët që duhen për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar.  Në shumë vite partitë i kanë mësuar njerëzit të sillen si tifozë, i ndjekin ato verbërisht me zellin e skuadrave të futbollit,” u shpreh Rama.

Ndërkohë, shefi i qeverisë u ndal edhe tek reformat.

Ne ndërmorëm reformë në drejtësi, reformë që asnë parti nuk e mendonte e jo më ta cconte përpara. Sot gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar po dridhen nga frika. Nëse populli do të bashkohet në kutinë e votimit për të marrë një vendim atdhetar dhe jo të ndarë si në tribunën e votimit, atëherë ne me të njëjtën vendosëmi, sicc luftuam dhe fituam për reformën në drejtësi do luftojmë për të rritur ekonominë si asnjëherë më parë në 4 vitet e ardhshme”, tha mes të tjerash Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama thumbon Metën nga Pogradeci: Mos dëgjoni kukuvajkat dhe papagajt që flasin për stabilitet me shprehje për dashurinë”

  1. sokrat sokrati says:

    Po dallkauket e tu qe jane me shumice ne tatimet,dogana.arsim ,shendetesi,polici,etje eeeeetje ku do ti futesh ooooo EDO.Apo ne …….

    1. Lumjani says:

      Domethene shoku Sokrat nuk jep rimorkiator.
      Megjithese ti je katunar dhe nuk e merr vesh. Akoma me Enverin ti mo Sokrat? Po Enveri ka vdekur mo!
      Ne kohen e Merhumit, merrte dikush shtepi nga shteti, dhe thoshte si trap: “E ta lumsha moj Parti, e rrofsh o Shoku Enver.”
      Ndersa per ate drejtorin qe I dha shtepi, asnje fjale. Sepse Partia dhe Shoku Enver ishin, polici, drejtori, mesuesi, agronomi, traktoristi.
      Edhe ti, kujton se Saliu apo Rama jane doganiere, drejtoresha e drejtorë, gjykates dhe doktore, dhe per çdo gje e ka fajin ose Saliu ose Rama.
      Jo mor Jo, e ke ti fajin, qe e shet voten çdo kater vjet tek deputeti qe te premton pune per djalin, ose per vete ne nje vend ku merr ryshfet. Si psh në dogane.
      Po te mos ishte per ata qe votojne qorrazi, Ilir Meta do ishte sot mesues ne Skrapari, ndersa Saliu do ishte mjek ne pension, ose do punonte part-time tek Halim Kosova. Debil.

  2. sherifi says:

    Urime dhe fitore me 75 mandate Partise Socialiste dhe Edi Rames.

  3. Saranda says:

    Po, idete ,mendimet dhe relativisht veprimet i ke te drejte, kuptohet ato qe deklaron ne takime publike apo televizor,por me ben pershtypje, me kandidatet e listes tende ne gjithe Shqiperine. Nje slogan perdor ti, te gjithe listaret te imitojne, nje batute si puna e timonit perdore ti , po prape listaret u bene supertimoniere. nuk e di i kuptojne batutat e tua, kontekstin ku dhe kur hidhen, nuk besoj,sepse nuk do rendin me vrap te te kopjojne ,ndoshta me kaq sa bejne nuk eshte fare keq, por kam frike se deshirojne te te bejne qejfin ty, une nuk besoj se ke nevoje per kete gje,atehere cfare ngelet,ngelet qe te jene eunuke pa personalitet,pa vizion dhe vime pastaj tek me e keqja qe u provua edhe mandatin qe kaloi,pra nuk kane pertypur kembenguljen tende per shtet dhe rrjedhimisht veprojne me frike ,pa inisiative, pa vizion ,dhe ndertojne nje administrate eunuke e servile ,te paafte sipas modelit te mbijeteses se tyre dhe fol per shtet ti sa te duash se administrata vepron njelloj si dje dhe sot. Qe administrata te jete asministrate nuk e ka fajin drejtesia por qeveria qendrore e lokale respektivisht,prandaj kujdes.

Lini një Përgjigje te sherifi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *