Shifrat e frikshme: Sa po humbin shqiptarët nga rënia e euros

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kursimet në monedhën e përbashkët, që shqiptarët kanë vendosur në banka ishin 3.6 miliardë euro në fund të muajit prill, apo gati 50% të totalit të depozitave në vend, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Por, të konvertuara në lekë, këto kursime sot vlejnë të paktën 3.4% më pak, si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros në tregun vendas gjatë vitit të fundit. Sot një euro këmbehet me rreth 134 lekë, ndërsa një vit më parë këmbehej në kuotën e 138.5 lekëve. Vetëm nga ky zhvlerësim, humbja e depozituesve nëse depozitat do konvertoheshin në lekë, llogaritet në 5.3 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.

Vitet e fundit depozitat në valutë janë rritur me shpejtësi, teksa depozitat në lekë ranë, si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare që uli normat e interesit të kursimeve në lekë në nivele minimale rekord (për depozitat një vjeçare kthimi është më pak se 1%). Gjatë vitit 2016, kursimet në valutë kaluan për herë të parë ato në lekë, për të arritur në rreth 52% të totalit në fund të prillit 2017. Euro është monedhë e preferuar kursimi, edhe pse interesat e saj janë tepër të ulëta.

Bankierët pohojnë se kursimtarët shqiptarë kanë mungesë besimi te monedha vendase dhe kjo i nxit të mbajnë kursime në lekë.

“Personalisht nuk e ndaj këtë përqasje, pasi gjithnjë duhet të kemi parasysh që, nëse nuk i mbani kursimet në monedhën vendase, shumë shpejt do të ekspozoheni nga rreziku i kursit të këmbimit; shqiptarët duhet të kuptojnë që 2-3 vitet e fundit, leku është vlerësuar në mënyrë konstante kundrejt euros dhe dollarit, duke nënkuptuar se shqiptarët që i mbajnë kursimet e tyre në euro, kanë humbur tashmë para”, ka pohuar më herët për Monitor Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo.

“Pavarësisht nga normat më të larta të ofruara për lekun, ne përballemi me vështirësi, kur përpiqemi të ndajmë me konsumatorët mundësinë për të mbajtur kursimet e tyre në monedhën vendase, edhe kur u tregojmë atyre vlerësimin e qëndrueshëm të lekut kundrejt euros. Mendoj se këto reagime janë “psikologjike”, dhe ndoshta kanë të bëjnë me disa përvoja të këqija nga e kaluara; në këto raste mund të jetë mjaft e vështirë për të ndryshuar mentalitetin e njerëzve dhe ka nevojë për një program koherent të edukimit financiar. Shoqata Shqiptare e Bankave, që prej shumë vitesh, është veçanërisht aktive në këtë fushë, por duhet një kohë e gjatë për të arritur rezultatet e pritura”, shton z. Pedrazzi.

Shqipëria vlerësohet se ka një nivel të lartë euroizimi, çka ka nxitur Bankën e Shqipërisë që pak muaj më parë të deklarojë një plan për të ulur nivelin e përdorimit të euros në vend, duke marrë masa që do të dekurajonin përdorimin e monedhës së përbashkët si mjet blerjeje, apo kursimi.

Kjo rendje drejt euros në fakt nuk është vetëm një sjellje shqiptare. Një studim i bankierëve zviceranë dhe austriakë, Martin Broën dhe Helmut Stix, titulluar “Euroizimi i depozitave të bankave në Europën Lindore”, thotë se preferencat e ekonomive familjare për depozitat në euro janë pjesërisht të nxitura nga mosbesimi i tyre në stabilitetin e monedhës së tyre të brendshme, gjë që lidhet me vlerësimin e tyre të politikave dhe institucioneve aktuale. Ata konfirmojnë se mbajtja e depozitave në valutë të huaj është bërë një “zakon” në rajon.

Euro aktualisht në Shqipëri këmbehet poshtë nivelit të 134 lekëve, duke qenë në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2009.(Monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Shifrat e frikshme: Sa po humbin shqiptarët nga rënia e euros”

  1. zaho says:

    Po paska dhe treg te brendshem ? Ne pa eurot e emigrimit jemi morra ,eshte me e ndershme te thuhet qe tani po afrohet sezoni dhe emigrant duhet ti xhvatim pak ,me perpara kete e bente polici tani e bejne bankat

  2. Leon says:

    Ore se kuptoj problemin ketu!!Shumica e shqiptareve i kane depozitat ne leke..dhe kjo renie eshte nje plus sepse eshte forcuar leku!!Kam vite qe i kthej eurot ne leke ..sepse kam besim se do te forcohet..ketu hapni panik

Lini një Përgjigje te zaho Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *