SHIFRAT/ Rënia e euros nuk ka të ndalur, zbret në 133.6 lekë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
 Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke zbritur në 133.64 lekë, 0.15 lekë më pak se një ditë më parë.

Rënia e fortë e ditës së sotme është ndihmuar dhe nga nënçmimi i euros në bursat ndërkombëtare.

Një euro sot u këmbye me 1.118 USD, me një rënie prej 0.29% në krahasim me ditën e mëparshme.

Rezultati i papritur i zgjedhjeve në Britani, ku konservatorët nuk dolën me një shumicë cilësuese, ka çuar në një rënie të paundit por dhe euros gjatë ditës së sotme, si rrjedhojë e pasigurive që lidhen me procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Rezultati ka shtuar frikën se kriza politike mund të shtyjë dhe të krijojë konfuzion në bisedimet për daljen nga BE, që duhet të fillojnë në më pak se dy javë dhe paundi ra me 2% ndaj dollarit, ndërsa euro zbriti në 1.118 USD.

Dollari ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 119.4 lekë, me rritje 0.39 lekë në krahasim me një ditë më parë, duke reflektuar forcimin e tij në bursa.

Pavarësisht se euro ra gjatë ditës së sotme në bursa, ajo vijon të mbetet afër nivelit më të lartë të 6 muajve. Në Shqipëri sjellja ka qenë tërësisht e ndryshme.

Në tregun vendas kjo është java e tretë radhazi kur euro po njeh vetëm humbje (vetëm një ditë që nga data 19 maj euro ka shënuar një rritje fare të lehtë, në gjithë periudhën tjetër është nënçmuar).

Në nivelin e 133.6 lekëve, euro ka arritur një rekord të ri të ulët të 9 viteve të fundit, që nga shtatori i vitit 2009. Një vit më parë euro këmbehej në kuotën e 138.5 lekëve.

Ekspertët e tregut pohojnë se oferta e lartë për valutë dhe kërkesa e dobët për lekë janë arsyet kryesore të këtij nënçmimi të euros në tregun e brendshëm.

Ata presin që të paktën deri në mbarim të zgjedhjeve eruo të vijojë të jetë e dobët, pasi një pjesë e shpenzimeve të fushatës po bëhen në valutë.

Më pas do të forcohen efektet sezonale, ku prurjet nga turizmi dhe të ardhurat nga emigrantët, që intensifikohen në gusht, tradicionalisht kanë sjellë një forcim të lekut në muajt e verës.monitor.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *