Tritan Shehu entuziast krah Vangjel Dules: Do jemi bashkë pas 25 qershorit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë për Gjirokastrën Tritan Shehu, ndjehet tepër optimist krah kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule.

Ata kaë zhvilluar një takim dhe pasi kanë dalë janë shprehur mjaft entuziastë në përmbushjen e objektivit për fitoren e opozitës shqiptare në Qarkun e Gjirokastrës.

“Takimi me Vangjel Dulen, ka qenë i rëndësishëm në procesin e koordinimit të veprimtarisë së përbashkët teknike dhe në terren mes PD dhe PBDNJ. Janë të gjitha mundësitë që koalicioni opozitar, të dalë forcë e parë në Qarkun e Gjirokastrës madje shtohen edhe premisat si koalicion fitues në rang kombëtar,” është shprehur Shehu.

Ai  ka falenderuar kreun e PBDNJ Vangjel Dule për bashkëpunimin e ngushtë me PD-në dhe ka garantuar se PD do të qeverisë së bashku me PBDNJ pas fitores së 25 qershorit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tritan Shehu entuziast krah Vangjel Dules: Do jemi bashkë pas 25 qershorit”

  1. Devolliu says:

    Kujdes Tritan se po fluturon me preshin e Lushnjes. E shof qe te paska bere mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *