VIDEO/ Rama batuta me mësuesit në Korçë: Niko është djalë i mirë, unë jam problematik

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga kryesuesi i listës së deputetëve për Korçën Niko Peleshi, ka konsumuar një drekë me mësuesit pensionistë të qytetit juglindor.

Gjatë bashkëbisedimit të tyre nuk munguan as batutat.

Teksa mësueset e dala në pension lavdëronin Niko Peleshin, ky i fundit është treguar modest duke thënë se djalë i mirë është veç Rama.

Por kryeministri tha se ai është problematik, ndërsa tregoi kohën kur kandidonte për kreun e bashkisë së Tiranës përballë Besnik Mustafajt dhe ky i fundit i thoshte Ramës se është anormal.

Peleshi: Djali më i mirë i Shqipërisë është Edi Rama, ne të tjerët jemi mbështetës.

Rama: Jo, jo unë jam problematik, Niko është djalë i mirë. Më kujtohet koha e zgjedhjeve në vitin 2000 ku kandidoja përballë Besnik Mustafajt që u thoshte qytetarëve Rama është anormal, si do i jepni votën. Dhe unë që u thoja prandaj duhet të më jepni votën se jam anormal.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *