Zbardhen dokumentet, Rusia propagandë me Shqipërinë e Madhe. Ja si po nxit tensione mes fqinjëve dhe shqiptarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rusia po përdor shqiptarët për të nxitur destabilizimin e Ballkanit. Pak ditë më parë “The Guardian” në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OÇRP), nxorën një sërë informacionesh mbi planet e Rusisë për Ballkanin.

Mirëpo kjo e fundit ka publikuar të tjera të dhëna në faqen e saj zyrtare, ku këtë herë përmenden drejtpërdrejt shqiptarët. Sipas dokumenteve të siguruara nga OÇRP, rusët po propagandojnë ngritjen e Shqipërisë së Madhe, me qëllim që të ketë konflikte me shqiptarët.

“Rusia ka kritikuar zgjedhjet e dhjetorit në Maqedoni si të njollosura nga ndërhyrjet e SHBA dhe të BE, të cilat i akuzon për mbështetje ndaj Zaev dhe të projektit të Shqipërisë së Madhe, për shpërbërjen e shteteve ballkanike.

Në një tjetër dokument të detajuar në takimin e 7 prillit mes zyrtarit të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, Nenad Kolev, dhe ambasadorit rus Oleg Shcherbak, ambasadori citohet të ketë thënë se qëllimi i Rusisë është krijimi i “një vargu shtetesh ushtarakisht neutrale” në Ballkan, të përbëra nga Mali i Zi, Bosnia e Herzegovina, Maqedonia, e Serbia”, thuhet aty.

Sipas organizatës, në vendet fqinje, por sidomos në Maqedoni, rusët po bëjnë propagandë kundër minoritarëve shqiptarë. Ata po blejnë mediat, për të nxitur tensione mes fqinjëve dhe shqiptarëve.

“Agjentët ruse kanë tentuar gjithashtu të influencojnë ose të financojnë mediat e Maqedonisë, përfshi dhe ato me audiencë minoritetin shqiptar, me qëllim përhapjen e “informacionit dhe disinformacionit” në mbështetje të objektivave ruse, thotë dokumenti.

Megjithëse Maqedonia ka qenë një partner i Perëndimit që prej marrjes së pavarësisë nga Jugosllavia në fillim të viteve 1990, Rusia ka shtuar influencën e saj vitet e fundit. Për shembull, konsullatat e nderit në qytetet e Bitola dhe Ohër funksionojnë si “baza inteligjence”, thotë dokumentari, pa dhënë më shumë detaje”, shprehet organizata.

Sipas dokumenteve, përpjekjet ruse e serbe kanë kontribuar në krizën komplekse politike në Maqedoni, i cili është gjithashtu i ndarë mes partive kryesore politike dhe tensioneve me pakicën e qetë shqiptare të vendit. “Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë dhe kërkesat e tyre për autonomi e kanë çuar më parë vendin në prag të luftës civile.

Agjentët rusë kanë punuar për rekrutimin e anëtarëve ose ish-anëtarëve të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, me qëllim krijimin e një “mase kritike personash të stërvitur”, thotë dokumenti, të cilët “në një moment ose situatë të caktuar politik të përdoren për realizimin e interesave ruse”. Dokumenti nuk cilëson nëse këto tentativa kanë qenë të suksesshme.

Pas zgjedhjeve të dhjetorit që sollën shifra inkonkluzive në parlament, opozitarët Social Demokratë me liderin Zoran Zaev formuan qeverinë e koalicionit me dy parti shqiptare më 31 maj.

Periudha e ndërmjetme ishte mjaft e trazuar. Më 27 prill protestues nacionalistë bastisën parlamentin dhe sulmuan liderin social demokrat Zaev dhe disa të tjerë. Dokumentet e mbledhura nga OÇRP dhe partnerët tregojnë se të paktën një agjent i inteligjencës serbe ishte prezent gjatë sulmit”, thuhet aty.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zbardhen dokumentet, Rusia propagandë me Shqipërinë e Madhe. Ja si po nxit tensione mes fqinjëve dhe shqiptarëve”

  1. Labi says:

    Sipas këtij shkrimi, del që PDIU-në e financojnë rusët … , bile dhe vetë gjysmën e shqiptarëve ëndërrimtarë që duan bashkim kombëtar, sigurisht dhe Albin Kurtin .. dhe ista është e gjatë… … sepse ka ende grekë ëndërrimtarë që duan Megali Idhenë,….. edhe serbë të Bosnjës që duan të bashkohen me Serbinë,.,,,,bile dhe gjermanë që duan Prusinë Lindore … edhe këta financohen nga rusët ….
    boll me .fake news

    1. Greku i pabese me garuzhde ne brez says:

      Labi je shume i trashe.

  2. krysho ludovik says:

    te verteten thone apo jo
    se budallenj sy me sy nuk na beni dot
    nuk ka kaluar aq shume kohe nga koha kur u shurroset neper breke qe ta benit zajeviqin kryemulla dmth kryeminister te maqedonise

  3. Xen deledashi says:

    Shqiptarët nuk janë “minoritet” në Monkeydonia !

  4. tavarish Stalin says:

    Po ç’ka ketu per tu habitur apo bere merak?? !!! Ne (arinjte siberian) “zgjodhem” , vume ke deshem president ne SH.B.A dhe jo me po e rrujme hajdarin per me zgjedh cilin dum ne ne Ballkan ,apo me zhduk ene me kriju shtete te reja ne Europe , ju duket habi !!!!!!!??????? Ah mer tronguj ju zonte spirra ne breke ju zonte , me falni ju zente spirra ne trute e kokes (nqs do tju kene mbetur ndonje gram) . Dje kishit fryken ne bark (nga regjimi dulles) sot keni nga nje rus te vogel ne bark ………….. qypa !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *