Zyrtari i LSI-së regjistroi 70 persona në banesë, Mandija: Prokuroria të hetojë shpejt Gjozën

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara  nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit”

Kjo është deklarata që ka bërë  zv/kryeministria, Ledina Mandija teksa  ka reaguar pas procedimit nga policia të kreut të Njësisë Administrative Nr.2 në kryeqytet, Elez Gjoza.

Gjoza, zyrtar i emëruar nga LSI, sipas policisë kishte regjistruar 70 persona në një banesë.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit  të këtij viti,” thuhet në deklaratën e zv/kryeministres. 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *