Çuçi: Në 3 vite legalizuam në Gjirokastër 1500 banesa, 7 herë më shumë se në 8 vite qeverisje të PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij .Çuçi u ndal në realizmin e një prej premtimeve kryesore për banorët e Gjirokastrës, legalizimin e banesave të tyre. Ai theksoi se vetëm në tri vite e gjysmë u legalizuam 1500 objekte në Gjirokastër dhe të tjera janë në proces, ndërkohë që në 15 vite të marra se bashku ALUIZNI ka dhënë vetëm 240 të tilla. Z.Çuci theksoi se shumë leje legalizimi kanë mbetur peng i vendimeve të gjykatave, prandaj është imediat zbatimi i reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është sot përgjigja për shumë nga problemet që ka shoqëria shqiptare, përfshi edhe problemet që keni ju në lagjen tuaj, fjala bie për legalizimet. Në 15 vite, 240 legalizime Gjirokastra, në 44 muaj, 1500 banesa janë legalizuar falë qeverisjes socialiste. Dhe ato që kanë mbetur pa u legalizuar, një problem që e keni ju në lagje, janë si rezultat i pengut të gjykatave”, u shpreh z.Çuçi.

Z.Çuçi apeloi banorët që në 25 qershor t’i japin votë masive PS, për te qeverisur e vetme për t’i dhënë fund problemeve që sjellin partica që veprojnë vetëm për interesa personale.

“Edhe lagjet “Gërhot”, “Kodra e Shtufit” të votojnë masivisht për një qeveri vetëm socialiste me Kryeministër Edi Ramën në mënyrë që këtë fuqi transformuese të 44 muajve ta ndjeni 10 fish më shumë në 4 vitet e ardhshme. Do të shini çfarë dime të bëjmë në socialistët kur jemi vetëm dhe kur nuk kemi pengesa nga këto politikanë e partica që janë vetëm për qëllime pragmatiste të fuqizimit të tyre edhe personale, dhe jo për fuqizimiin dhe prosperitetin e shoqërisë shqiptare”, theksoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/cuci-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/cuci.jpg","attachment_id":"703268"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/cuci2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/cuci2.jpg","attachment_id":"703270"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/cuci1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/cuci1.jpg","attachment_id":"703269"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *