Dzeko-Manolas, shkaktarët e sherrit në Bosnje-Greqi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shokë skuadre te Roma, por kundërshtarë të acaruar që vendosin duart ndaj njëri-tjetrit në fund të një sfidë të zjarrtë dhe shumë problematike për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018-të”.

Bosnja dhe Greqia barazuan 0-0 mes tyre në ndeshjen e zhvilluar në Zenica, por më shumë sesa për rezultatin ky derbi ballkanas do të mbahet mend për sherrin që nisi në përfundim të takimit mes futbollistëve të të dyja kombëtareve.

Gjithcka filloi nga ajo zënkë shumë e ashpër e dy lojtarëve të Romës, Edin Dzekos dhe Kostas Manolas.

Sulmuesi boshnjak dhe mbrojtësi grek përdorën duart ndaj njëri-tjetrit, kaq mjaftoi që sherri të merrte përmasa shumë të mëdha dhe në të të përfshiheshin pjesa më e madhe të dyja skuadrave.

Ndeshja e cila u gjykua nga italiani Rizzoli përfundoi pa gola me Greqinë që u kënaq shumë nga pika e marrë pasi mbajti pas në renditje Bosnje Hercegovinën.

Por pas vërshëllimës së fundit të arbitrit gjithcka degradoi, me grekun Giannotas që u godit me grusht nga një për pjesëtarëve të skuadrës rivale duke humbur edhe një dhëmb. Megjithatë shkaktarët  e atij kaosi të vërtetë që ndodhi në Bosnje-Greqi, ishin Dzeko-Manolas dy futbollistët e Romës./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Dzeko-Manolas, shkaktarët e sherrit në Bosnje-Greqi”

  1. xxx says:

    Edin Dzeko eshte shqiptar

    1. e verteta says:

      turko-sunit shqyptar, e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *