Pas “Rrugës së Kombit”, Basha premton “Rrugën e Arbrit”, por…

10 Qershor 2017, 11:29Politika TEMA

Lulzim Basha ka qenë paraditen e së shtunës në Dibër, ku iu ka bërë disa premtime banorëve të kësaj zone.

Një prej këtyre premtimeve, ishte “Rruga e Arbrit”.

Ai tha se do ta përfundojë këtë rrugë, brenda dy vitesh.

Basha akuzoi Ramën se në katër vite nuk hodhi një lopatë për “Rrugën e Arbrit”, ndonëse e premtoi dy herë, në zgjedhjet e 2013-ës dhe në ato të 2015-ës.

Sipas tij, ky projekt është i realizueshëm brenda dy viteve të qeverisë Basha, pasi kaq iu desh për të ndërtuar edhe “Rrugën e Kombit”.

Por, këtu është e gjithë frika!

Mos Bashan a bën një tjetër gropë në buxhetin e shtetit, si ajo me “Rrugën e Kombit”, ku u vodhën qindra milionë euro.

Ndaj Bashës nisën edhe hetimet atëhere, por i shpëtoi gjykimit me procedurë.

Për këtë arsye, kur përmend rrugë, ndoshta do të bënte mirë të mos bënte premtime të tilla.

Ose të paktën mos ta përmendë “Rrugën e Kombit”, se për të është një histori korrupsioni, jo suksesi.

Basha iu premtoi edhe një universitet falas dibranëve, nga ato kioskat që shesin diploma, ndërsa u ndal edhe tek sheshi kryesor i Tiranës.

Sipas tij, në vend të investohej në atë shesh, mund të ishin ndërtuar dhjetë shkolla në Tiranë.

“Investimi për sheshin, sa pesë vjet buxheti për Dibrën. Edi Rama nuk merr vesh nga ekonomia,” tha Basha.

2 komente në “Pas “Rrugës së Kombit”, Basha premton “Rrugën e Arbrit”, por…”

  1. Sypeshkaqeni says:

    Sa do vjedhi me rrugen e Arberit?

  2. I DJEGURI says:

    NESHTEPIN E TE VARURIT NUK FLITET PER LITAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje