Preç Zogaj: Projekti i Bashës për Republikën e Re është risi për Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë publicisti, Preç Zogaj, shkruan për rikthimin e tij në politikë.

Përmes një statusi në facebook Zogaj rrëfen dhe emocionet që ka përjetuar kur ka qënë deputet për herë të parë.

Më tej ai tregon dhe një bisedë që kishte pasur me Bashën dy tre vite më parë.

Gjithashtu  Zogaj në shkrim shprehet se projekti i Bashës për Republikën e Re është gjëja e re për Shqipërinë.

Statusi i plotë

KANDIDIMI IM!

Rikthimi im ne Lezhe si kandidat i Partise Demokratike pas 26 vjetesh kur u zgjodha per here te pare deputet ketu ne zgjedhjet e para pluraliste dhe pas 8 vjetesh kur u zgjodha per here te trete, eshte, nder te tjera, nje perballje e rralle me gjithe cfare ka mbetur ne kujtimet dhe pershtypjet e njerezve per kohen kur i kam perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise. Shume zgjidhje afatmesme dhe afatgjata ,shume episode te jetes politike dhe institucionale ku jam perfshire si deputet i Lezhes…Shume arritje, shume gabime, shume fitore, shume histori per te treguar,,,duke filluar nga fushata e paharrueshme e vitit 1991, kur benim fushate me bicikleta dhe karroca e deri ditet e sotme me makina me ajer te kondicionuar dhe smartphone.

Por qenka nje gje tjeter qe paska mbetur kujtimi i perbashket i lezhjaneve per mua: nuk kam munguar asnje jave ne Lezhe, paskam qene me i gjendshmi i tyre dhe prej tyre ne pritjet e rregullta ne zyren e deputetit, ne daljet e rregullta ne terren, e tjere. E kam konsideruar kete nje detyre elementare, por paska fituar vlere prej kontrastit me deputete qe marrin voten, por nuk marrin pergjegjesi…
Shoh shprese ne syte e njerezve te shumte qe takoj cdo dite ne kete fushate intensive, dalloj dhe ndjej pyetjet e tyre per te sotmen dhe te nesermen,, perballem me varferine e tyre qe te ul koken. U them se jam rikthyer per nje arsye te madhe.
Njehere, dy tre vite me pare,kryetari i ri i PD-se, Lulzim Basha, me tha nje gje qe nuk ia kisha degjuar ndonjehere ndonje lideri politik ne vendin tone: Perse duhet te vij ne pushtet neqoftese nuk kam nje gje te re per t’u propozuar shqiptareve? Pse duhet te vij nese nuk kam zgjidhje per problemet e mbledhura dhe deformimet e medha te demokracise ne vend, nese nuk kam zgjidhje per varferine?

Projekti i tij i Republikes se Re eshte gjeja e re per Shqiperine. Dy kolonat e saj, Ekonomia dhe Demokracia Pjesmarrese qe kthen pushtetin te qytetaret, jane zgjidhja e re per vendin dhe per cdo individ.
Une e besoj kete Projekt te zhvillimit, sic kam besuar njezet e gjashte vjet me pare projektin e Lirise. Ky besim dhe pasioni per ta sherbyer me ka rikthyer…

Ju ftoj te gjitheve te bashkohemi dhe te besojme:)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Preç Zogaj: Projekti i Bashës për Republikën e Re është risi për Shqipërinë”

  1. One says:

    Brezi i ketij duhet te hapin rrugen per brezin e ri te edukuar ne perendim. Keta ishin fatekeqesia e madhe e Shqiperise. Te dal nga nje sistem komunsit ku per t’ja dale duhet te ishe spiun, sahanlepires, hajdut dhe besnik i partise ( dmth asnje vlere). Pasojat e ketij brezi me shume komplekse dhe prapambetje duken ne ate sesi eshte katandisur ai vend. Dhe ky personazh kaq tipik i kesaj katrahure na flet edhe per risite?!!!!!

    1. armand says:

      “Shume arritje dhe shume gabime”.
      E o presh e pranoke qe paske bere shume gabime. Kush gabon kerkon falje dhe hap rrugen. Keto gabime qe ke bere do te mbajne peng te dikujt sa te kesh jete prandaj hap rruge .

  2. Meti says:

    Ha,ha,ha … Ku dini ju Verioret cfare eshte SHTETI … vec rrumpalle per ju.
    Ha,ha,ha … Lyl Tyryfyli kamarieri-spiun i Aeropertit te Rinasit kryeminister dhe Ti o spiun i Enverit zev-kryeminister … vaj medet SHQIPERIA
    Harrojeni se SHQUPERIA kurre me nuk do te bie ne doren tuaj vrastare

  3. naim says:

    Ai project si gjithe projektet e tjere te PD eshte fatkeqesia me e madhe e Shqiperis e shqiptaris ne vecanti

  4. niki says:

    Si mund t’ju kuptosh ju, kur” i besoni” dikujt si Basha.Deshira e juaj personale per te qene i punsuar ne parlament na ben te ndjeme neveri per ju, pasi nga ju nuk mund te presesh asgje.

  5. albani says:

    Ah more Prec! Te shkoi jeta duke u zvarritur! Kur do te fillosh te ecesh vete, or burre? Ku e ka risin Basha?
    Apo qe ka ne liste spiune si puna jote! Sigurisht ti nuk je i vetmi, se ke ne krye ishin tend te dashur, e Mulin, madje edhe vete Bashen.
    E niset me spiune te sigurimit dhe po me e keta po e perfundoni! A nuk e kupton ti o Prec, se sa pune prish ti aty?
    Ti edhe mund te dalesh deputete, por sa here qe do te dalesh ne foltore, njerezit do te thone: ” Ja doli ky spiuni!”
    Pac fat!

Lini një Përgjigje te Meti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *