Preç Zogaj: Projekti i Bashës për Republikën e Re është risi për Shqipërinë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë publicisti, Preç Zogaj, shkruan për rikthimin e tij në politikë.

Përmes një statusi në facebook Zogaj rrëfen dhe emocionet që ka përjetuar kur ka qënë deputet për herë të parë.

Më tej ai tregon dhe një bisedë që kishte pasur me Bashën dy tre vite më parë.

Gjithashtu  Zogaj në shkrim shprehet se projekti i Bashës për Republikën e Re është gjëja e re për Shqipërinë.

Statusi i plotë

KANDIDIMI IM!

Rikthimi im ne Lezhe si kandidat i Partise Demokratike pas 26 vjetesh kur u zgjodha per here te pare deputet ketu ne zgjedhjet e para pluraliste dhe pas 8 vjetesh kur u zgjodha per here te trete, eshte, nder te tjera, nje perballje e rralle me gjithe cfare ka mbetur ne kujtimet dhe pershtypjet e njerezve per kohen kur i kam perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise. Shume zgjidhje afatmesme dhe afatgjata ,shume episode te jetes politike dhe institucionale ku jam perfshire si deputet i Lezhes…Shume arritje, shume gabime, shume fitore, shume histori per te treguar,,,duke filluar nga fushata e paharrueshme e vitit 1991, kur benim fushate me bicikleta dhe karroca e deri ditet e sotme me makina me ajer te kondicionuar dhe smartphone.

Por qenka nje gje tjeter qe paska mbetur kujtimi i perbashket i lezhjaneve per mua: nuk kam munguar asnje jave ne Lezhe, paskam qene me i gjendshmi i tyre dhe prej tyre ne pritjet e rregullta ne zyren e deputetit, ne daljet e rregullta ne terren, e tjere. E kam konsideruar kete nje detyre elementare, por paska fituar vlere prej kontrastit me deputete qe marrin voten, por nuk marrin pergjegjesi…
Shoh shprese ne syte e njerezve te shumte qe takoj cdo dite ne kete fushate intensive, dalloj dhe ndjej pyetjet e tyre per te sotmen dhe te nesermen,, perballem me varferine e tyre qe te ul koken. U them se jam rikthyer per nje arsye te madhe.
Njehere, dy tre vite me pare,kryetari i ri i PD-se, Lulzim Basha, me tha nje gje qe nuk ia kisha degjuar ndonjehere ndonje lideri politik ne vendin tone: Perse duhet te vij ne pushtet neqoftese nuk kam nje gje te re per t’u propozuar shqiptareve? Pse duhet te vij nese nuk kam zgjidhje per problemet e mbledhura dhe deformimet e medha te demokracise ne vend, nese nuk kam zgjidhje per varferine?

Projekti i tij i Republikes se Re eshte gjeja e re per Shqiperine. Dy kolonat e saj, Ekonomia dhe Demokracia Pjesmarrese qe kthen pushtetin te qytetaret, jane zgjidhja e re per vendin dhe per cdo individ.
Une e besoj kete Projekt te zhvillimit, sic kam besuar njezet e gjashte vjet me pare projektin e Lirise. Ky besim dhe pasioni per ta sherbyer me ka rikthyer…

Ju ftoj te gjitheve te bashkohemi dhe te besojme:)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...