Nënkryetari i LSI Luan Rama i është përgjigjur me tone të ashpra deklaratave të Ramës dhe Bashës kundra LSI-së duke thëne se nuk i trembemi dhe do t’ja japim përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor.
Në një konferencë për media Luan Rama iu përgjigj edhe akuzave të artikuluara nga kreu i qeverisë në një takim me qytetarët e Belshit, se vendi duhej çliruar nga kanceri e metastazat, ndërsa i referohej LSI-së.
Sipas Luan Ramës, koka që duhet goditur dhe që ushqen metastazat e kancerit është vetë kryeministri.
Më tej Luan Rama tha se ne jemi të hapur të ballafaqohemi edhe me rilindasit edhe demokrato-rlindasit e Lul Bashës.
“Ne jemi parti e ofertës, të tjerët le të vazhdojnë të merren me fjalë. Meqënëse kryetarin e Rilindjes e ka zënë paniku i metastazave të kancerit më lejoni ta bëj të qartë se ato luftohen duke goditur në kokën që i mban e ushqen dhe qytetarët e dinë se kush është koka e metastazës në qeveri dhe politikë.
Nuk i trembmi, do t’ja japim përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor, kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kanabizimit nga qeverisja për integrimin. Ne jemi të hapur të ballafaqohen me ne edhe rilindasit edhe demokrato-rlindasit e Lul Bashës”- tha nënkryetari i LSI-së.
Gjithashu Luan Rama duke reaguar pas akuzave që Basha bëri për bujqësinë dhe ministrin e LSI, Panariti, theksoi se është përgjegjësi direkte e qeverisë shqiptare fakti që subvencioni për bujqësinë në 2017 është vetëm 13 milionë euro.
@ Zotrinje Pusht-etare Sharlatane e Kazanxhinje,
Ballafaqohuni “me tone te ashpra” o Kazanxhinje !
Puthuni si gjithmone ne prapaskene o Kazanxhinje !