Takim madhështor i PS në Librazhd, Balla: Partitë e vogla janë për tepsinë e byrekut, jo për t’i shërbyer Librazhdit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, u prit në një takim madhështor elektoral në qytetin e Librazhdit. Që në fillim të fjalës së tij, kryeministri Rama falenderoi qytetarët e Librazhdit për mikpritjen fantastike që i rezervuan.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve të shumtë, të cilët kishin mbushur sheshin e rikualifikuar nga projekti i Rilindjes Urbane, kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit, z. Taulant Balla, theksoi se: “Më 25 qershor ne mbarojmë pjesën e parë, e duhet që avantazhin që kemi arritur ta thellojmë në pjesën e dytë, që fillon më 26 Qershor. Po kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, kjo është një përgjegjësi e madhe, prandaj ne nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjedhjen tonë, zgjedhja jonë është Edi Rama dhe Partia Socialiste,” – theksoi Balla.
Duke u ndalur tek punësimi, Balla u shpreh: “Dua t’i them Librazhdit, ashtu si ne punuam për reformën në drejtësi, me të njëjtën vendosmëri dhe angazhim, ne në 4 vjeçarin e ardhshëm do të punojmë për punësimin e Librazhdit, Elbasanit e gjithë Shqipërisë,” – tha Balla.

Në vijim të fjalës së tij, Balla tha: “Ne për fat të mirë nuk kemi parti të vogla në Librazhd, sepse e dimë fare mirë që partitë e vogla janë për tepsinë e byrekut, jo për t’i shërbyer Librazhdit, prandaj më 25 Qershor është shumë e rëndësishme që ne t’ia besojmë Edi Ramës timonin, por vetëm ama pa qenë e nevojshme të mbajë në prehër parti që nuk mbajnë përgjegjësi.”

Në përfundim të fjalës së tij, Balla i bëri thirrje qytetarëve të Librazhdit që të bashkohen të gjithë me flamurin kuq e zi, me këtë flamur të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, me Edi Ramën kryeministër dhe PS.

“Shumë kemi bërë, ende më shumë punë na pret, por nuk dua të harroj që nuk kemi kohë për t’u kthyer mbrapa. Kemi shumë për të humbur nëse të gjithë bashkë më 25 Qershor nuk dalim në votime e të mbështesim nr. 2, Partinë Socialiste. Në gjithë këto ditë kam takuar shumë demokratë të Librazhdit, Ebasanit, të cilët më kanë premtuar që ka ardhur koha t’i lëmë mënjanë flamujt e partive politike e të bashkohemi tek ky flamur, flamuri i Shqipërisë, e të votojmë të gjithë PS. Në emrin tuaj falenderoj kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë Librazhdit, e sigurisht garantoj në emrin tuaj që gjithë këto punë të mira që kemi nisur, do të shtohen edhe më shumë,” – përfundoi Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image1-631x420-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image1-631x420.jpeg","attachment_id":"703246"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image2-696x464-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image2-696x464.jpeg","attachment_id":"703247"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image3-451x420-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image3-451x420.jpeg","attachment_id":"703248"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image4-863x420-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/image4-863x420.jpeg","attachment_id":"703249"}]

1 komente në “Takim madhështor i PS në Librazhd, Balla: Partitë e vogla janë për tepsinë e byrekut, jo për t’i shërbyer Librazhdit”

  1. Pusht-at e shohin Pusht-etin si Tepsi !!! says:

    Torten e Presidentit jepjani LSI-se !
    Ndersa Byrekun hajeni sebashku PS & PD !!
    Hani sa me shume qe t’iu plase Barku sa me shpejt dhe te shpetojme nga ju Tepsixhinj !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *