Aleati i Bashës: Kreu i PD po ngrihet, Rama hap para, ndërsa Meta betohet më 24 korrik ose ...në shtator Presidenti tjetër!

11 Qershor 2017, 11:56Politika TEMA

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka shkruan sot se zgjedhja e Ilir Metës President është mëkati i fundit i Republikës së vjetër.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Ndoka thotë se në këto ditë fushate Basha po ngrihet në lartësinë ligjore të kauzës së tij, Rama duhet përshëndetur për hapat që ka bërë, ndërsa Meta po bën hapa pas.

Statusi i Ndokës ne rrjetin social:

Zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës­mëkati i fundit i republikës së vjetër!

Zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës kalon në tre faza:

E para, një fushatë paraprake që fillon me shpalljen e kandidatëve në garë, fazë të cilën nuk e patëm fare!

E dyta, vazhdon me raundet për votim në Kuvend, të cilën nuk e patëm si mundësi në disa raunde.

E treta, fokusohet në një periudhë tranzitore maturimi deri më 24 korrik të momentit të betimit në Kuvend; fazë që po vihet në pikëpyetje të madhe, nëse do ta kemi!

Pra, zgjedhja e Presidentit ka kaluar dhe po kalon një periudhe të errët institucionale, morale dhe legjitime. Periudha tranzitore e maturimit është kthyer nga Presidenti i votuar në Kuvend në një

hendek të madh, për arsyen e përfshirjes së Presidentit të votuar në fushatën elektorale të ish­partisë së tij dhe akoma më e rëndë përfshirja në debatet politike dhe dekleratat provakotive, që cenojnë rëndë datën 24 korrik; si dita e maturimit të Presidentit të zgjedhur për t’u çertifikuar si President Kushtetues.

A do betohet Meta përballë një Kuvendi me deputetë të republikes së vjeter, apo do presë Kuvendin e ri me shumicë parlamentare të LSIsë?!

Këtë nuk mundem ta them sot, por as mundem të deklaroj nëse mund të jem në Kuvend më 24 korrik! Tranzicioni nga republika e vjeter tek Republika e Re kërkon vemendje dhe përgjegjesi të madhe.

Ky proçes bëhet akoma më i komplikuar për faktin se Edi Rama është bërë me gjasa pjesë e këtij tranzicioni!

Unë shpresoj dhe dua të besoj se, Republika e Re do vendosë shumë standarde të reja për të gjithë; standarde ligjore, kushtetuese dhe morale.

Gjykoj që standardet morale do të jenë një pengesë e fortë për Ilir Meten dhe shumë të tjerë në këtë periudhë tranzitore të ‘artë’!

‘Gongu’ ka rënë për të gjithë, themeluesi i Republikës se Re, Lulzim Basha, po ngrihet çdo ditë e me tepër në lartësinë ligjore dhe morale të misionit dhe kauzës së tij; Edi Rama ka bërë një hap qe duhet përshëndetur; Ilir Meta ka mbetur në vendnumëro dhe mesa duken gjasat do vazhdojë të bëje hapa mbrapa!

Nëse nuk betohet më 24 korrik, nuk bëhet kurrë President, por parlamenti i ri në shtator zgjedh një tjetër.

Për ne të tjerët ky tranzicion është me i lehtë moralisht dhe psikoligjikisht!

Urime Republikës se Re!

 

8 komente në “Aleati i Bashës: Kreu i PD po ngrihet, Rama hap para, ndërsa Meta betohet më 24 korrik ose …në shtator Presidenti tjetër!”

  1. BRUKSELI says:

    FYERJE E IDENTITETIT MENDOR SHQIPTAR ZGJEDHJA E ILIR FLORIIT PRASHIDENT.FYERJE E INTELIGJENCES SE CDO INDIVIDI.TALLJE KOQESH ME SHQIPTARET KUDO KU JANE.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Asnje i akuzuar per korupsion nuk mund te ngreje “Republike te re apo te vjeter”
    Basha duhet te pergatitet per te dorzuar eurot e rruges se kombit,si dhe te sqaroi kush urdheroi,per pushkatimin e 4 protestuesve perpara se ta therasin gjyqtaret e “Republikes se ligjit” !

  3. Mos i fshini komentet kur nuk ka asnje fyerje por vetem mendim te zhvilluar.E kam per moderatoret e Temes.

  4. Demir says:

    Zgjedhja e Ilir Metes president eshte akti me i erret dhe me i ulet i politikes shqiptare ne 105 vitet e formimit te shtetit formal shqiptar. Vendosja ne institucionin e Presidentit shqiptar e nje “hajduti pulash” shuan shpresat e shqiptareve per te bere shtet. Ky hajdut duhet te shkarkohet menjehere pas parlamentit te ri dhe ti dorezohet drejtesise per vjedhjet e permasave te medha qe ka bere.

  5. bureto says:

    Dhe mbas largimit te Metes (nese) presidenti me i denje do te jete ky tipi i Neandertalit. E meriton!

  6. taksidari says:

    Zotni Nardi,pershendetje!
    Komplimente per shkrimin,menyren dhe permbajtjen e tij.
    Hera e pare qe me pelqen.

  7. Xha Sulua says:

    Nuk i ke te gjitha mendimet ne rregull, por per njerin mendim jemi dakort, qe ne shtator si rrjedhoje e fitores galopante te PS-se, e cila do drejtoje e vetme, pa tjeter na duhet president tjeter dhe jo si keta te deritanishmit. Me qe edhe mund te jesh deputet perseri si lemoshe qe mundet te fitosh nga PD-ja, je i litur qe tu hiqen perfitimit ligjore presidenteve nga viti 1992 e deri tek ky i fundit, sepse jo vetem qe nuk e meritojne por duhen futur ne “kafaz” per te keqiat e bera ketij populli.
    Do jem i kenaqur nese e lexon kete koment dhe te veprosh keshtu z. Nard Ndoka. xha sulua

  8. tr says:

    Lulzimja po krijon Republiken e LESHIT !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje