Bayerni i Mynihut transferon Gnabryn

11 Qershor 2017, 15:08Sport TEMA

Bayern Munchen ka transferuar ish sulmuesin e Arsenalit, Serge Gnabry nga Werder Bremen për 8 milionë euro.

21-vjeçari kishte deklaruar së fundmi se dëshiron të largohet nga Bremeni pas vetëm një sezoni në klub dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me skuadrën e Bayern Munchenit.

Gnabry pati një sezon mjaft të mirë me Werder Bremenin dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve gjermane, por kampioni i Bundesligës fitoi garën për shërbimet e sulmuesit.

“Është një nder i madh që të jem pjesë e Bayernit.”, deklaroi Gnabry. “

Do të jetë një sfidë emocionuse dhe mezi po pres që të filloj.”, shtoi sulmuesi.

Edhe pronari i Bayern Munchenit, Karl-Heinz Rummenigge është i shprehur i lumtur me kete blerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje