Bojaxhi rrëfen ngjitjen në Everest dhe një paralele me politikën: Sfida është që në majë të ngjiten të gjithë

Këtë të dielë, kandidati i Sfida për Shqipërinë Gjergj Bojaxhi është ngjitur në malin e Dajtit me një grup të partisë SFIDA.
I njohur për aktivitetin e tij si alpinist dhe një nga shqiptarët e parë që janë ngjitur në malin Everest, kandidati i SFIDËS tha se synimi i tij në aplinizëm dhe në politikë është që në majë të mos ngjitet i vetëm, por të gjithë.
“Në Everest, mbërrita i pari pranë majës, por nuk eca deri sipër. Vendosa të prisja edhe të tjerë të grupit. Pasi erdhën edhe dy shokë, u ngjitëm të tre së bashku deri në majën më të lartë të botës,” tregoi Bojaxhi.
Duke biseduar për alpinizëm me fëmijët dhe politikë me prindërit, Bojaxhi tha se beson te ky parim edhe në politikë.
“Politika duhet të jetë për të ndihmuar të tjerët të ngrihen. Kush synon majën vetëm për vete nuk ka shpirtin e shërbyesit publik. Sfida për Shqipërinë beson te një politikë e pastër e cila mund të ngrejë të gjithë drejt një Shqipërie që punon,” tha Bojaxhi.
Grupi i partisë Sfida për Shqipërinë zhvilloi takim me njerëzit në atë zonë, duke u ngjitur më pas deri në majën e malit të Dajtit. Sfida për Shqipërinë ka si drejtues administrativ z. Hektor Ruci dhe renditet në fletën e votimit me numrin 4.
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bojaxhi rrëfen ngjitjen në Everest dhe një paralele me politikën: Sfida është që në majë të ngjiten të gjithë”

  1. tan says:

    Po ti vetem per vetem mendon apo harrove shoqtaen Dajti, se ne male te kemi pare qe vetem per vete mendond dhe asnje here pere grupin a pere ndonje qe ka nevoje per ndihme apo harrove , se everesti ka nja 4 vite qe ka shkuar dhe ti si keta je mos harro si i bere leket me KESH in

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *