Do na marrë malli për Bujar Nishanin

11 Qershor 2017, 17:51Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Ka qenë një nga intervistat më interesante të Ilir Metës ajo e së enjtes, jo vetëm për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve. Presidenti i ri u zhvesh nga kostumi që iu besua për t’u rikthyer në terren dhe në televizor në emër të partisë që themeloi para 13 vitesh. Sikurse i turrej Jozefina Topallit mbi tavolina e karrige, LSI ka ditë që po përdor çdo makiavelizëm ndaj dy partive të mëdha edhe pse e bindur se të dalësh forcë e parë është një objektiv i pamundur.

Në fakt, Ilir Meta nuk po lufton që Petrit Vasili të bëhet kryeministër, por për të garantuar numrin maksimal të mandateve që ta mbajë konstante historinë e koalicioneve post-zgjedhore duke ofruar numra e duke marrë pushtet. Hidhini një sy historisë së partisënë fjalë që zë fill qysh në vitin 2004 dhe do të gjeni figura që janë larguar prej saj, por asnjë prurje të re përveç Ylli Shehut dhe Oni Pustinës…

Nervozizmi i Ilir Metës tregoi se nuk është një lapsus pjesëmarrja e tij në fushatë, por një vendim që e ka marrë me çdo kosto. Qoftë edhe duke humbur mandatin e Presidentit për shkelje kushtetuese, e ndoshta edhe ai vetë këtë po kërkon. Që viktimizimi i LSI të arrijë në kulm, si shpresa e vetme për të ruajtur sëpaku votat e vitit 2013. Një fushatë të tillë nga një President i zgjedhur Shqipëria nuk e ka parë kurrë. As nga Meidani, as nga Moisiu, as nga Topi dhe as nga Nishani. Edhe pse ky i fundit ka qenë në qendër të kritikave si shërbëtor partiak. Meta u shfaq si një president që përmes intervistës së fundit tentoi krahas të tjerash që të fusë spicat mes Ramës dhe Majkos, Bashës dhe Berishës, Topallit dhe Bashës, Carës dhe Ruçit, Selamit dhe Lelit, Veliajt dhe Klosit e të tjera.

Dhe të gjitha këto sado banale që duken edhe për dëgjuesin, paralajmërojnë stilin e të bërit politikë të presidentit të ardhshëm dhe sesi do të qëndrojë ai mbi palët… E pra kostumi i kreut të shtetit i rrinka ngushtë Ilir Metës, që vijon ta komentojë zgjedhje e tij si vetëofrim për shpëtimin e vendit nga kriza.

Ilir Meta e di mirë që LSI nuk ka rritje me 600 mijë vota në këto 4 vite, sikurse tha ai në ekran. Asnjë demokrat nuk ka vajtur te LSI sepse PD e ka fajësuar Metën si përgjegjës të 21 Janarit që sipas tyre njollosi Berishën. Socialistët e Ramës gjithashtu e kanë parë Metën si tradhtarin e Nanos, si patericën e Berishës dhe së fundmi si ‘mish të huaj’ brenda së majtës.

Pakti Rama-Basha e ka mërzitur presidentin e zgjedhur sepse pa shkelur asnjë nen të Kushtetutës dhe brenda moralit politik, duket se është gjetur formula sesi t’i jepet fund presioneve dhe hesapeve ndaj të mëdhenjve pas 25 Qershorit./javanews

7 komente në “Do na marrë malli për Bujar Nishanin”

  1. Lennard says:

    Duket Dielli qe ne Mengjes.Met aapo Like Floriri nuk e ka te gjate si president. Ai po e ndjen se Partia e Tij do te shkoje per LESH .Gjithandej eshte diskredituar si arkitekte e Korrupsionit te papare.(Tendera,shitje vendesh pune, rryshfete ,gjoba etj. ).Nano duket se po ben gati valixhen e Presidentit.Per mendimin tim Ai e meriton 100 here me shume postin e Larte shteteror se Like Floriri.,qe mendoj , se do ta perlaj Vetingu.Nuk ka si e justifikon Pasurne marramendese qe ka vene. !!!!

  2. TRAPI says:

    NISHANI AS PER HOXHE EFENDI NUK BEN DHE PER PRESIDENT JO E JO…

  3. Tani says:

    Problemi i Metes eshte i zgjidhur,ai jo vetem qe nuk fiton ato qe pretendon,po humb shume nga ato qe ka,ne keto kushte dhe duke pare gjendjen e pertise se ti,ai e sheh veten te pambrojtur dhe nuk eshte ndonje cudi e madhe qe ai te terhiqet nga posti i presidentit.

  4. spartaku says:

    Nishani jo qe nuk bene as per hoxh e as per prift,se edhe ato palo mustaqe qe kishte i rroj.Atij musteqet ju bene bezdi,se Topalli thoshte t’ja prese,Berisha thoshte t’ja dhjese.Edhe ai i rroi fare. Edhe ky qe po vjen (Meta),mut si ai eshte.

  5. Haka Tekizoti says:

    Kur zgjedhja e Metës president ishte vetëm një thashethem mediatik kam shrehur mendimin se zgjedhja e tij në atë detyrë do të ishte një gabim i madh (komenti u çensurua). Për argument mjaftonte pamja e tij me bllokun e korrupsionit në dorë ne videon e regjisorit Prifti. Ndërkaq Likeja është i lexueshëm edhe kur shtiret si i urtë, i vetpërmbajtur , si udhëheqës që shpërndan paqe , qetësi e dashuri. Kur ai shfaqet i tillë duhet kuptuar se llogaritë e interesaxhiut të rëndomtë i ecin mirë, dhe pikërisht atëherë është në kulmin e rrezikshmërisë që mbart si qenie politike e pushtetmbajtëse. Tani që u cënua në asht të interesave politike u shfaq siç është, me tërë ligësinë e vetë. Një njeri të keq mund ta ndihmojë të mbahet mend si më i mirë një tjetër edhe më i keq. Kjo është ideja e autorit, që bazohet te fakti që ndërsa Nishani ishte një president që shfaqej hapur budallallëkçe si vegël partiake e atyre që e vunë pikërisht kur ai vetë as e ëndërronte, Like nishani mendon se e ka talentin të sillet si Jari pa u kuptuar prej të tjerëve, pra pandeh se di të shtiret mirësi i paanshëm. Thjesht e gënjen mendja. Ai është po aq i lexueshëm, sepse ka bërë aq pelivanllëqe saqë tashmë është e pamundur të mos i kuptosh qëllimet e tij të mbrapshta.

  6. Don says:

    Eh Bujar u lartesove
    thjesht si nje metafore
    ti tani na dukesh lule
    Meta vjen me bllok ne dore

    U mundove cfar nuk bere
    per te miren e partise
    por gjith kohen ti uje cove
    ne mullirin e Salise

    populli me vote shporri
    gjithe spiune e tradhetore
    s’meriton shqiperia
    president me bllok ne dore

    Ne se deputetet tane
    marrin pjese ne betim
    gjithe cyryklleqet e tua
    do te duken nje harrim

    Sepse ky qe vjen pas teje
    nga tya ka nje ndryshim
    ka ushtrine e korrupsionit
    Nga vetingu ska shpetim

    Ky na hiqet trim Skrapari
    kercenon dhe gishtin tund
    per shqiptaret kjo seshte vlere
    Seshte e denje as per katund

    Deputete te nderuar
    cfare kerkuat ua dhame ne dore
    Shqiperia su ka borxh
    ti vini hajdut kurore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje