Ekzekutimi i Artan Cukut/ Shoqërohet në polici i dyshuari për vrasjen EMRI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka arrestuar mengjesin e sotëm personin e dyshuar për vrasjen e ish- drejtuesit të policisë së Vlorës Artan Cuku.

Sipas burimeve të policisë autori i dyshuar është Mikel.Sh 24- vjeç banues në Tiranë me origjinë nga Kuçova.

Ai është ndaluar në kryeqytet në afërsi të zonës së njohur si  “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje. Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai kas qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me policinë e shtetit.

Burimet thotë se ndalimi i këtij personi është bërë pas analizimit të AND-së, pasi autori i ngjarjes ka hequr bluzën që mbante veshur në momentin e ngjarjes, dhe e ka hedhur atë pak metra larg vendngjarjes.

Ndërsa mësohet se më herët  janë shoqëruar në polici edhe 8 pesona të tjerë të dyshuar se mund të kënë lidhje apo kanë bashkëpunuar për vrajsen e ish drejtuesit të policisë Artan Çuku.

Komisari Artan Cuko u vra para pak muajve  në hyrje të pallatit ku ai banonte.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *