FOTOT/ Denoncoi drejtorin e postës Lushnjë për pjesmarrje në miting, muzgu nxjerr blof Berishën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjithnjë e më tepër publikon në faqen e tij të Facebook-ut lajme të pa verifikuara duke mjaftuar që ato të përbëjnë skup.

Sot  nën trukun e një qytetari dixhital ka postuar disa fotografi gjatë fushatës në qytetin e Lushnjës ku pretendon se drejtori i postës Arjan Çakalli po shkel ligjin pasi në orar të punës po merr pjesë në takime elektorale.

Ato që e tradhëtonjnë Berishën në këto fotografi është muzgu i pasqyruar në ambientet ku zhvillohet takimi si dhe dritat e ndezura të cilat dëshmojnë se aktiviteti është organizuar gjatë orëve të para të mbrëmjes.

Më herët drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu deklaroi se jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë godinës së punës çdo punonjës i administratës mund të marrë pjesë në fushatë nëse ka dëshirë.

Të drejtat politike për punonjësit të Administratës Publike fillojnë pas orarit zyrtar dhe jashtë perimetrit të institucioneve të administratës. Kushdo ka të drejtë të plotë dhe të pacenueshme të angazhohet me cilëndo parti politike. Mësuesit janë të lirë. Drejtorët janë të lirë. Por jashtë perimetrit të institucionit dhe jashtë orari zyrtar,” tha Koçiu.

Siç duket ose qytetari dixhital “tallet” me Berishën, ose Berisha përdor këtë truk për të shkaktuar zhurmë të kotë.

STATUSI I BERISHËS

“Narko- drejtori i Postes se Lushnjes, Arjan Çakalli, ne dhunim te disa ligjeve udheheq fushaten elektorale te Narko-Kandidatit Bujar Çela.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te vendos para ligjit kete shkeles ordiner te kodit elektoral dhe ligjeve tjera te vendit. Lexoni çfare shkruan qytetari dixhital, fotot qe ka derguar ai, ne te cilat Çakalli, me figure dhe shkrim deshmon se dhunon ligjin. sb

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/18952550_801261476701428_2146704505780671063_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/18952550_801261476701428_2146704505780671063_n.jpg","attachment_id":"703992"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/18952851_801261480034761_4725641783410169641_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/18952851_801261480034761_4725641783410169641_n.jpg","attachment_id":"703993"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/hr-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/hr.jpg","attachment_id":"704013"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *