FOTOT/ Sulmi në Londër. Bombat fasle të tre kamikazëve, të realizuara me shishe uji

11 Qershor 2017, 15:27Bota TEMA
FOTOT/ Sulmi në Londër. Bombat fasle të tre kamikazëve,

Policia britanike ka shpërndarë fotot e bombave fasle, që mbanin tre atentatorët e sulmit të 3 qershorit në London Bridge dhe Borough Market në kryeqytetin britanik, ku mbetën të vrarë  8 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Imazhet tregojnë se si vrasësit kishin mbështjellë disa shishe plastike më ngjitëse dhe rrip që në mënyrë të tillë ato të dukeshin si bomba.

Qëllimi i tre kamikazëve, Khuram Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba ishte që me këto bomba false ata përhapnin panik mes turmës.

Sipas hetuesve britanik, gjithashtu tre kamikazët kanë pasur në plan të merrnin peng njerëz dhe në mënyrë që policia mos t’i qëllonte, kanë vendosur këta rripa që në mëryrë të tillë forcat e rendit të kujtonin se ata ishin të armatosur me eksploziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje