Gomarllëqet e reja/ Djali i Fahriut: Unë s’kam eksperiencë, që kur takova Azem Hajdarin thashë do bëhem politikan, do dehem se jam i ri, Ramën dhe Shalsin si njoh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Klevis Balliu, djali i botuesit të gazetës “55” Fahri Balliu, ka thënë se ka vendosur të merret me politikë që kur ka qenë 6 vjeç dhe ka takuar Azem Hajdarin.

Ai ka argumentuar se është  ndikuar prej Hajdarit në zgjedhjen e tij për të qënë pjesë e politikës.

“Jam rritur me një frymë të djathtë. Që kur kam takuar Azem Hajdarin kam vendosur të merrem me politikë. Fare i vogël, e shifja. E kam vendosur kur kam parë Sali Berishën. Jam krenar për mbiemrin tim dhe se kam bezdi,” shprehet Klevis Balliu.

I ftuar në emisionin “Oktapod”, Balliu ka nxjerrë në pah edhe një sekret tjetër të tij, faktin se është pa eksperiencë.

“Do e kem problem, por më dukej vetja në vendin e duhur. Gjithë gjeneratat e kanë mirëpritur kandidimin tim dhe më kanë ndihmuar të kuptoj thellë se si janë krijuar problemet. Është e vërtetë që unë s’kam experience. Atje ka njerëz që kanë 27 vjet që merren me fushatë. ”
thotë ai.

Sa i përket procesit të listave ai thotë se pavarsisht se u çuan me vonesë në KQZ, gjobës për kuotat gjinore, tensioneve apo pakënaqësive, ai siguron se si lista, si procesi ishin mjaft serioze.

“Procesi i listave ishte shumë serioz dhe këtë gjë e di çdokush, të  majtë dhe të djathtë. Unë kisha shpresa. Përzgjedhja dhe procesi ishte serioz. Nuk bëhen listat me telefonata,” tha Balliu.

Ndërkohë ai u ndal edhe tek gabimet e shumta ortografike që bën dhe mungesa e formimit sa i përket njohjes së gjuhës shqipe.

“Unë bëj gabime ortografike dhe jam i bindur që do bëj në të ardhmen. Studimet e mija në Angli apo aq sa di unë, gjykohen. Sot shkruhet në telefon, është ndryshe të shkruash në kompiuter dhe ndryshe në telefon. Të harxhosh kohën se ça kam pirë unë,” nënvizoi Balliu.

Djali i botuesit Fahri Balliu rrëfen edhe për pasionin e tij për tu dehur në lokalet e natës.

“Kam qenë në Nusha Bar në Kembrixh, nëse do të kisha mundësinë të shkoja prap, do shkoja përsëri. Të them një gjë. Nëse janë lodhur me gjet foto kur isha 19 vjeç, mund t’i jap ca foto të tjera kur kam qenë 24 vjeç dhe kam qenë në lokal. Jam i ri, dhe kam bërë një jetë prej të riu.  Unë jam i mendimit që një i ri t’i bëjë të gjithë. Merren me mua nëse kam pirë ndonjë gotë vodka,” tha kandidati i PD-së për deputet i cili ka premtuar se më 25 qershor do të dalë nga liqeni i Pogradecit një diell me rreze demokratike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Gomarllëqet e reja/ Djali i Fahriut: Unë s’kam eksperiencë, që kur takova Azem Hajdarin thashë do bëhem politikan, do dehem se jam i ri, Ramën dhe Shalsin si njoh”

  1. arbereshi says:

    Djelli more kelysh injoranti nuk del nga liqeni por del nga mbrapa malit dhe shkelqen ne liqen, te rinjte e kultivuar nuk provojne cdo gje por zgjedhin, te rinjte e ritur ne rruge jeta i detyran te provojne shume gjera jo te pelqyshme, dhe te jesh ne kete moshe dhe te shkruash me gabime gramatikore do te thote qe truri nuk eshte i formatuar qe para mature, me mbarimin e matures konsiderohesh i maturuar ose ne gjuhen e soteshme per analogji me comp i formatuar qe te funksionosh sa me sakte duke mare parasysh qe je njeri. Te fala formatusit tend baba Balliut

  2. balli kombit says:

    Mut i ati, mut i biri, mut ai qe beri t’an.

  3. Sui says:

    Aman çfarë prisni ju?!?!?!… bëm baba të të ngjajë…babai i vet injorant dhe spiun ka marrë më shumë se çka merituar nga jeta. Tani është rradha e këtij vemjes së rradhës.Mjerë ne….

  4. a. basha says:

    Tip kërriçi ngjan ky Fahrua i vogël…Klevis= klev=Hajdut nga greqishtja…Dhe që këtu formatohet parlamenti i ardhshëm…se çfar do të jetë…!

  5. spartaku says:

    More,me keta lloje njerzish,gomar do fitoi Pd-ke,dhe Basha? Pd-ke do humbas thelle pikerisht nga cilesia e kandidateve,por me e keqja do jete,se, Basha pas votimeve do thot qe,votat na i vodhi Rama,i bleu Rama,ps-te.

  6. a says:

    Po pse c’prisni ju qe te dale nga Fari Balliu? Gomar i jati, kerric i biri.

  7. albani says:

    Dhe si thote: Eshte rritur me frymen e te djathtes! Po ku e gjete te djathten more parazit dhe i paditur.
    Dhe na thote se eshte krenar per mbiemrin Balliu, por nuk thote nese eshte krenar me kryeservilin e Sali Berishes.
    Ty ore teveqel! Duhet te te vije shume turp per ate baba qe ke, jo vetem ti, por edhe ata qe banojne afer jush!
    Nuk dime se cfare ke mesuar nga babai, se ai vetem te serviloset dhe te genjeje di!
    Di te marre neper goje njerezit, kushdo qofshin ata (pervec familjes Berisha).

    Me mire keshtu, qe te dine njerezit se cfare je dhe sa di. Po u be edhe ky politikan, politikanet e vertete duhet te mbyten te gjithe.
    Me kete kuptojme nivelin e shoqerise shqiptare, poshte e me poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *