Idrizi i bën thirrje Dash Tahirit: Ik nga lista e zëdhënësit të “Agimit të Artë”, ndero veten!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i PDIU-së i ka bërë një thirrje ish kolegut të tij çam Dashamir Tahiri, edhe pse javë më parë e cilësoi atë si një grek, për faktin se braktisi çështjen çame për t’ju bashkuar listës së PD-së në Vlorë.

Kreu i PDIU-së Idrizi ishte në Vlorë këtë të dielë në një takim elektoral, dhe nga atje ka hedhur akuza drejtuar Vangjel Dules, duke e cilësuar si zëdhënësi i Agimit të Artë, partisë neofashiste greke.

Si Dule ashtu edhe Dashamir Tahiri janë në të njëjtën listë kandidatësh në PD, e për rrjedhojë Idrizi i ka bërë thirrje këtij të fundit të largohet dhe t’i rikthehet shtëpisë së tij çame.

“Unë i bëj thirrje Dashamirit që të vijë në shtëpinë e vet se nuk i ka hije. Nuk del i pesti në PD. Për kë do i kërkoj votat për Dule çamin? Atyre që e kanë bërë këtë listë, t’ju vijë turp. Ik nga ajo listë Dashamir Tahiri, se do jesh i nderuar, nga ne dhe nga gjithë çamët”, tha Idrizi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Idrizi i bën thirrje Dash Tahirit: Ik nga lista e zëdhënësit të “Agimit të Artë”, ndero veten!”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Pse nuk kerkoni shfuqizimin e 7501
    Qe i beri minoritaret pronare
    Po kruhesh me dashin Dashi eshte i djathte
    Nuk perdridhet si ti qe more votat e PD dhe hyre ne aleance me PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *