Kumbaro: Rruga e Bualit, e para rrugë rurale që do të bëjmë në Përmet  

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Rruga e Bualit është rruga e parë që do të bëjmë”, – tha kandidatja e PS-së Mirela Kumbaro në takimin  e zhvilluar  me banorë të këtij fshati,  të cilët prej 25 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës lidhëse me qytetin e Përmetit.

Kumbaro premtoi angazhimim maksimal se me nisjen e punës në mandatin e ri, ky problem do të marrë fund.

“Prandaj kemi filluar nga qendrat , prandaj kemi filluar nga akset kryesore, për të vazhduar më pas me fshatrat si Buali dhe ca më tej, se Buali është shumë afër me Përmetin. Ju keni shumë të drejtë  ta kërkoni dhe keni shumë të drejtë që jeni të mërzitur që në 25 vite nuk u bënë 4 km rrugë. Në fakt unë nuk do të them që “më jepni votën se nesër do t’u bëj rrugën”,  sepse nuk bëhen kështu gjërat e mira.

Por unë do t’u them se “do të angazhohem personalisht”, sepse jam e sigurt dhe e bindur që Edi Rama do të jetë prapë kryeministër dhe qeveria do të jetë socialiste 100% dhe unë ose ndonjë koleg tjetër do të jemi prapë ministra dhe do të vazhdojmë të ndjekim projektet për Përmetin, për Gjirokastrën, për Libohovën, por edhe për disa rrugë rurale, e kam fjalën për disa projekte që i kam ndjekur vetë, si rruga e Labovës. Atë  projekt unë do ta marr dhe do të jetë një sfidë personale e imja  për ta bërë rrugën e Bualit të parën nga rrugët rurale në Bashkinë e Përmetit”. 

Ndërsa kandidatja tjetër, Elvira Pasho tha se pas reformave të thella të këtyre katër viteve,  mandate i ardhshëm do të jetë mandati  mirëqënies.
Bëmë reformën në arsim, reformën në shëndetësi, vumë në kontroll  gjithë territorin. Ndaj jam e sigurt që mandati i dytë do të jetë mandati i mirëqënies, mandati i rregullimit të gjithë rrugëve të fshatrave, që të ndërtojmë Bualin dhe Përmetin që duam”, theksoi Pasho.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *