Lirohet nga burgu djali i ish diktatorit Gaddafi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Saif al-Islam Gaddafi, djali i dytë i diktatorit të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi, është liruar pas më shumë se pesë vjetësh në burg, thanë rrëmbyesit e tij.

Batalioni Abu Bakr al-Siddiq, një milici në qytetin Zintan, tha se Saif al-Islam është liruar më 9 qershor, por nuk dha detaje për vendndodhjen e tij.

Autoritetet vendase thanë se lirimi është bërë me kërkesë të “qeverisë së përkohshme”. Qeveria, me bazë në lindje të Libisë, ka lëshuar amnisti për Saif al-Islamin.

Por, në vitin 2015, ai është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë në Tripoli, ku kontrollin e ka një qeveri rivale, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Saif al-Islami kërkohet po ashtu nga Gjykata e Hagës për Krime.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *