Ruçi: Nuk do të ketë koliacion as me PD dhe as me LSI, marrim 71 mandate

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kandidat për deputet në Qarkun, Fier Gramoz Ruçi, ka vazhduar serinë e takimeve në zonën e Mallakastër, i shoqëruar nga kandidati i kësaj zone Ismet Beqiri.

Ata kanë zhvilluar disa takime duke filluar në Njësinë Qendër. Banorët dhe simpatizantët e PS të Njësisë Qendër Mallakastër kanë mirëpritur fjalën e kandidatit Gramoz Ruci, i cili është ndalur edhe njëherë tek marrëveshja me PD.

“Marrëveshja me PD, ishte një marrëveshje në të mirë të vendit. Askush nuk dëshiron prishjen e stabilitetit që kemi arritur, askush nuk do të dëshironte të vihej në diskutim rezultati zgjedhor” ka thënë kandidati Ruçi.

“Por shpreh bindjen dhe ju garantoj se nuk do të ketë koalicione as me PD dhe as me LSI në qeverisjen tonë pas 25 qershorit. 

Të votojmë të gjithë PS për të patur në krye të qeverisë tonë Edi Ramën, projektuesin e reformave më të mëdha të vendit, për të qeverisur të vetëm dhe siç dimë ne të ndërtojmë shtet” ka thënë Ruci.

Për herë të parë në këto zgjedhje nuk ka ankth dhe frikë”, ka thënë Gramoz Ruci. Janë zgjedhjet kur pas numërimit të votave, humbësi të pranojë humbjen dhe fituesi të menaxhojë fitoren”, perfundoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *