Zgjedhjet në Kosovë: Deri në mesditë kanë votuar 13 % e qytetarëve

11 Qershor 2017, 15:42Rajoni TEMA

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat me radhë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 2008, garojnë pesë koalicione, 19 parti politike dhe dy iniciativa qytetare. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.9 milionë qytetarë, të cilët do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse.

Në orën 07:00 të mëngjesit u hapën të 889 qendrat e votimit. E drejta e votimit mund të realizohet deri në ora 19:00 në mbrëmje.

KQZ: Vendvotimet janë hapur me kohë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Valdete Daka bëri të ditur se në të gjithë territorin e Kosovës janë hapur të gjitha vendvotimet me kohë. “Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Valdete Daka.

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, sipas KQZ-së, po vëzhgohen nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, vëzhgues nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e huaja në Prishtinë.

Përfaqësues nga organizata qeveritare Demokracia në Veprim (DNV) që po vëzhgon zgjedhjet, thonë se deri në mesditë dalja e qytetarëve në zgjedhje është 13%, pjesmarrje kjo e cilësuar si e ulët. Megjithatë, sipas udhëheqësit të Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, dalje më e madhe në zgjedhje pritet në orët e pasditës, bazuar në praktikat e zgjedhjeve të viteve të shkuara në Kosovë.

Sipas kësaj organizate, disa parti politike në deklarimet publike gjatë ditës së sotme kanë thyer heshtjen zgjedhore duke deklaruar para mediave për avantazhe të partive të tyre. Heshtja zgjedhore vlenë deri në orën 19:00 kur mbyllen qendat e votimit. Parregullstitë që vëzhguesit kanë vërejtur gjatë procesit të votimit janë kryesisht votimet familjare, ku siç thuhet ”kryefamiljari i orjenton familjarët e tij se për kë duhet votuar”. Raste si këto janë rapotuar mbi katër mijë.

Incidente në veri

Edhe në pjesën veiore e banuar me shumicë serbe, procesi i votimit po zhvillohet normalisht, me një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve të daljes në zgjedhje. Në këtë pjesë ka të koncentruar më shumë forca të rendit, për faktin që sic thotë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, “Serbia përmes frikësimit ka tentuar të orientojë serbët e Kosovës se duhet të votojnë për një subjekt të caktuar politik, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar”.

Në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, gjatë fushatës ka pasur disa incidente të izoluara. Policia ka bërë të ditur edhe për sulme me armë zjarri dhe armë të ftohta gjatë fushatës, por nuk ka pasur pasoja serioze në njerëz. Njoftohet se në këto zona, por edhe në vendbanimet tjera me shumicë serbe në pjesë qendrore të Kosovës, ka pasur presione ndaj partive politike që nuk janë nën ndikimin e plotë të Beogradit zyrtar. Burimet tona në veri dhe në qendrat tjera me shumicë serbe thonë se gjendja aktualisht është e qetë dhe se votimet po kalojnë pa probleme.

Zgjedhjet në zonat e banuara me shumicë serbe janë nën vëzhgimin më intensiv të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. Procesin zgjedhor po e vëzhgojnë edhe mbi 200 pjesëtarë të OSBE-së, të cilët e kanë edhe rolin këshilldhënës në qendrat e vendvotimit.

Masat e sigurisë dhe votimi i liderëve

Policia e Kosovës është e angazhuar në të gjithë teritorin e vendit. Ata janë pozicionuar jashtë qendrave të votimit, për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurtë për procesin e votimit. Të angazhuar janë edhe rreth 100 prokurorë për të siguruar dhe ndëshkuar të gjitha tentimet për keqpërdorim apo prishje të procesit të votimit. Në orët e paraditës kanë votuar në qendra të ndryshme edhe Presidenti, kandidatët për kryeministër dhe liderët e partive politike, të cilët ftuan qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me bindjen se zgjedhjet do të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të lirë. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, rezultatet paraprake pritet të dalin diku afër mesnatës.dw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje