Besniku i Tropojës nuk është në një mendje me Berishën kur falenderon Kodhelin dhe i kërkon sërish ndihmë zyrtarisht për ura dhe rrugë

Sali Berisha nuk kishte nga shkonte, dhe doli në “habitatin” e vet që është shpifja. Madje dhe për vetë vendlindjen e tij Tropojën, të cilën e la në ditë të hallit dhe në tetë vitet e dyta të qeverisjes së tij.

Banorët e Tropojës kanë nevojë për zgjidhjen e halleve të tyre, madje dhe për gjëra të vogla por tepër jetike, që janë urat që lidhin fshatrat e kësaj zone të vështirë, sidomos në dimër kur dhe niveli i ujrave të përrenjve shtohet, por dhe në verë.

Ministria e Mbrojtjes pas vitit 2013 vit pas viti ka ndërtuar ura dhe rrugë dhe në Tropojë, si në të gjithë vendin pa përjashtim. Për këtë ka marrë jo vetëm falenderimet e banorëve të zonës, por dhe të vetë kreut demokrat të bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj.

I cili në letrën e tij, me firmë dhe me vulë, pasi e falenderon ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe në emër të banorëve për gjithë kontributin dhe interesin në ndihmë të këtyre banorëve në lidhje me ndërtimin e rrugës së bjeshkës të quajtur “Perlinat e Bardha”, kërkon dhe ndërtimin e një ure me konstruksion metalik 12 metra të gjatë në vendin e quajtur “Shtrenjti i lumi” pasi është tepër emergjente sepse paraqet rrezikshmëri kjo zonë për daljen në bjeshkë.

Njëherësh po kryetari i bashkisë Dushaj kërkon pastrimin e rrugës duke filluar nga fshati Kuçanë, vijuar në Syblicë deri në Markofce për t’u lidhur me fshatin Çerem.

Por nga ana tjetwr Dushaj kërkon dhe ndërtimin e njw ure me konstruksion metalik 9 metra të gjatë në fshatin Viçidol, pasi ka gati një vit që është pa urë në lumin që kalon në mes të fshatit. Pra ndërtim ure në fshatin ku ka lindur dhe rritur Sali Berisha, Viçidol.

Ndërkohë dhe kreu i shoqatës “Shkëlzeni dhe Dritat e tij” Besfort Tafaj kërkoi zyrtarisht nga Ministrja Kodheli ndërtimin e rrugës për tek “Tyrbja e Shkëlzenit” për tu ardhur në ndihmë mijëra pelegrinëve në këtë zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli iu përgjigj pozitivisht kërkesave të kreut të Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj dhe banorëve të saj, duke e mbajtur fjalën me korrektësi si një njeri i mbajtjes së fjalës së dhënë.

Kështu ministria e Mbrojtjes përmes trupave xhenierë të FA-ve sapo kanë përfunduar dy ura në Sylbicaj dhe Viçidol të Tropojës.

Kërkesat për këto ura, midis  shumë kërkesave të tjera në këtë zonë, kanë mbi tre muaj që kanë ardhur nga Bashkia Tropojë.

Punimet janë planifikuar bazuar në mundësitë e FA-ve për të plotësuar kërkesat e ardhura nga gjithë vendi, por edhe bazuar në nevojën e FA për lehtësim të transportit strategjik.

Kjo ështe ura e tretë që Ministria e Mbrojtjes bën në bashkinë Tropojë. Të parën e kemi ndërtuar afër 1 vit e gjysëm me parë.

Ne do të vijojmë punën tonë, pasi ashtu siç plotësojmë me devotshmëri detyrimet kushtetuese, ashtu siç vazhdojmë të presim e përcjellim ushtarë nëpër misione, po ashtu do të vazhdojmë te jemi në funksion të nevojave dhe emergjencave qytetare.

Për Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme për të qenë në shërbim të njerëzve.

Për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura ka kohë të përshtatshme vetëm për t’i shërbyer shqiptarëve, ashtu siç dijnë të shërbejnë vetëm ato. FA vazhdojnë të mbeten pjesa më e mirë e shoqërisë”, thuhet në reagimin e FA.

Ndoshta Berishës nuk i vjen mirë që në këto katër vite Ministria e Mbrojtjes u ka ardhur në ndihmë banorëve, përfshirë dhe atyre të Tropojës.

Prandaj lëshon gjuhën, dhe bëhet “verem” për investimet dhe në fshatin e tij, pikërisht në atë fshat që ka çuar të vetmin investim, rikonstruksionin e Kullës së tij në Viçidol me paratë e abuzimit me pushtetin nga djali i tij sekser Shkelzeni.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Besnik-Dushaj-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Besnik-Dushaj.jpg","attachment_id":"704724"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Tropoje-rruge-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Tropoje-rruge.jpg","attachment_id":"704725"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura.jpg","attachment_id":"704722"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-1.jpg","attachment_id":"704726"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-2.jpg","attachment_id":"704727"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-3.jpg","attachment_id":"704728"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-4.jpg","attachment_id":"704729"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Ura-5.jpg","attachment_id":"704730"}]

1 komente në “Besniku i Tropojës nuk është në një mendje me Berishën kur falenderon Kodhelin dhe i kërkon sërish ndihmë zyrtarisht për ura dhe rrugë”

  1. tropojani c100 says:

    bravo besnikut ai ka treguar qe eshte punetor i madh edhe kur ishte kryetar i komunes fierze dhe shume mire qe kerkon ate çfare eshte ne te mire te popullit pa marre parasysh kush eshte ne qeveri dhe bravo partise socialiste qe u sherben banoreve pa dallime partiake shpresoj dhe urij qe partia demokratike mos ta sakrifikoj besnikun vetem per inatin se pse ai kerkon ndihme dhe bashkepunon me qeverine rama edhe qyteti bajram currit po merr pamje tjeter nga investimet qe ben qeveria rama ne nje bastion te pd-se zone e harruar dhe e lene pas dore nga berisha si bekim per vendlindjen e tij,ai thone se ka derguar para per investim ne qytet ne kohen kur ishte kusheriri berishes kryetar bashkie nuredin ahmetaj por i vodhi parate i beri vila dhe nuk i hyri ferra ne kembe,ndoshta ky besniku i tropojes e ndjen pak dhe friken e ligjit dhe nuk i shkon ne mendje te vjedhe fondet se boll me rrumpallhane shqiperia keshtu qe tropojanet t’i vene gishtin kokes dhe te dine te japin voten atij qe punon per qytetarin dhe u sherben atyre jo te votojne pd-ne thjeshte se na ishte nje her e nje kohe kur betisha…..tra la la votoni ate qe u bene punet dhe kerkesat qe ju keni nevoje,berisha eshte ai qe dha edhe lejen per hecet ne lumin valbone dhe po e shkaterron valbonen per hater te velleterve ulaj dhe isuf çeles pra tropojant nuk i kan par hajr berishes veç deme dhe i vetmi hajr eshte se tropojant jane veshur police dhe ne garde nga isuf çela lloj lloj çobani me ushtri pa ushtri me shkoll pa shkolle prandaj dhe pjesa tjeter e shqiperise tallen me ne dhe na thone maloke mir e kan nul kan faj se shohin keta tipa pa edukat pa shkoll pa kurse dhe normal tallen me ta,fitore ps-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *