Buffon: Në 2018 tërhiqem

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një jetë duke kycur portën, prej më shumë se dy dekadash pjesë e futbollit të madh botëror por dhe për një si Gigi Buffon vjen një ditë kur duhet të ndalet duke lënë bosh vendin mes dy shtyllave, por jo trashëgiminë e një portieri të madh që nga dita e parë e karrierës së tij.

Këtë të hënë, gardini I të kaltërve dhe bardhezinjve konfirmoi atë që dihej prej kohësh pas Botërorit rus do të tërhiqet nga futbolli I luajtur.

Gjithsesi për një njeri që ka patur gjithmonë celësin e portës nuk është e pazakontë që të paktën një herë të vetme derën të lërë paksa hapur për veten, pasi në intervistën e tij me mediat, Buffon konfirmoi se mund të vazhdojë vetëm në rast të fitimit të trofeut të madh të Champions League:

“Me 99 përqind do të largohem në përfundim të Rusi 2018. Do të luajë dhe sezonin e fundit dhe më pas do të ndalem. Gjithsesi mund të vazhdojë të qëndroj vetëm nëse fitojmë Champions, pasi e tillë është marrëveshja me Agnellin sepse duam që të fitojmë së bashku më pas dhe Superkupën e Europës dhe Botërorin”.

Në fund të fundit do të ishte mëkat t’I kërkojë Buffon të largohej duke e ditur se ka ende mundësinë për të marrë dhe dy trofe të tjerë të mëdhenj, pas një karriere të gjatë të pasur me fitore dhe trofe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *