Në 2015-n, Lulzim Basha ishte i vetmi lider i një partie të madhe që vizitoi Lazaratin.
Një vizitë kuptimplotë, e ndodhur vetëm një vit pas aksionit për çrrënjosjen e kanabasit nga ky fshat, gjatë së cilës Basha premtoi se me zgjedhjen e Igli Kokalarit kryetar Bashkie i Gjirokastrës, do të vihej në vend “padrejtësia” që ishte bërë mbi këtë zonë.
Për këtë arsye, banorët vendas, të cilët e pritën me tryeza të shtruara me birra, vendosën që ta pagëzojnë Bashën me titullin “heroi i Lazaratit”.
Në këtë takim, Basha shoqërohej nga dy figura të inkriminuara. Dasho Alikaj, kryekomunari i Lazaratit, i dënuar si personi që aktivisht kontrollonte trafikun e drogës në këtë fshat, qëndroi gjatë të gjithë takimit përkrah kryetarit.
I dyti, Roland Bejko, nipi i Alikos, kandidat për deputet edhe në zgjedhjet e 2017-s, është një tjetër personazh që ka lidhje të ngushta me trafikun e drogës dhe me krimin e organizuar në këtë rajon.
Po mire mo,na qenka shpallur “hero i Lazaratit”,lulzim-ja!Po shtet mo akoma nuku ka ne Shqiperi kur te denoncuarit me fakte dhe prova si bashkepuntore me boten e krimit e korrupsionit vazhdojne te reklamohen ne listat e kandidateve per deputet,apo beme baba q t’u ngjaje i thomi ne ketyre aneve?