INTERVISTA/ Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri , flet Sulejman Starova

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Grupi i lojtarëve i është nënshtruar testeve fizike.

Sipas progamit javor ekipi do të vijoj nga e marta përgatitjet me dy seanca në ditë .

Gjithashu, tekniku Sulejman Starova, ka folur për mediat nga nisja e fazës përgatitore, merkaton, si dhe për ndonjë largim nga skuadra.

“Periudha ka të bëjë edhe me vazhdimësinë e ekipit. Edhe sezonin e kaluar skuadra i filloi herët përgatitjet. Është diçka normale për ekipet që janë në Kupat e Europës. Sigurisht, kishte edhe lodhje fizike apo psikologjike. Po lojtarët të paktën kanë pushuar pak. Shpresojmë që shorti të na rezervojë ndonjë skuadër të përshtatshme, e të mundshme për të kaluar, këto janë dy objektivat kryesore, përgatitja edhe për kampionat dhe Europë.”

Ku do të zhvillohet faza përgatitore?

Starova:Do ta shikojmë se kjo është një periudhë shumë e vështirë për të gjetur ndeshje miqësore. Kemi preferuar këtu se do të vijnë edhe lojtarë të tjerë në provë. Nëse në një kohë rekord mundet të plotësojmë skuadrën, duke parë edhe kushtet nëse do të arrijmë të realizojmë programin që kemi. Hë për hë jemi këtu.

Në provë do të thotë edhe futbollistë shqiptarë?

Starova: Në provë bëhet fjalë vetëm për të huaj.

Kotobelli është afrimi i parë, a ka ndonjë emër tjetër konkret lojtarësh për përforcime?

Starova: Jo nuk kemi asnjë pistë konkrete. Këtë vit do të funksionojë kështu që lojtarët do t’i sjellë Drejtori i Përgjithshëm që është Moxhi, i pari. Ndërsa unë do të kem detyrën që të stërvit skuadrën dhe të plotësoj objektivat me lojtarët që do të vijnë.

Si është situata e Torasa, Ekuban dhe Cetkoviç?

Starova: Vazhdojnë tratativat me 2-3 që përmendët, Torasa pritet që të vijë të marrë pjesë në Kupat e Europës. Në fund kontrate me një fjalë, i është propozuar, të shohim. Me Ekuban vazhdojnë bisedimet me Kievon edhe Cetkon e presim se edhe ai është në skadencë kontrate për të biseduar me drejtuesit e klubit. Përgatitemi për Kupat e Europës, njëkohësisht merkato është e hapur, presim edhe lojtarë të tjerë për ta plotësuar dhe nga data 23, apo edhe më parë, do të prezantojmë edhe ekipin e plotë për Kupën dhe në vazhdim.

Ka raportime që Ekuban është mes Qipros dhe Lidsit. A i keni këto informacione?

Starova: Ne do të bëjmë ç ’është e mundur, varet edhe nga Kievo. Këto janë gjëra të treta se kush interesohet. Ne merremi kryesisht me lojtarin që ka dëshirë të vijë por njëkohësisht edhe me Kievon që është pronare e kartonit.

Ku prisni përforcime në merkato?

Starova: Në të gjitha repartet.

A i druheni ndonjë largimi se mund të transferohet ndonjë lojtar jashtë?

Starova: S’kemi probleme nga kush ka oferta. Ne ku ta gjejmë që të kemi oferta. Sa ka filluar merkato kuptohet, mund të ndodhë çdo gjë, jemi të përgatitur për këtë punë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *