Izraeli, Levy: Shqipëria na turpëroi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I zhgënjyer dhe i turpëruar nga paraqitja e skuadrës së tij . Elisha Levy ende nuk arrin ta përtypë humbjen që pësoi përfaqësuesja që ai drejton në sfidën e Hafias ndaj Shqipërisë.

Një disfatë e rëndë sipas trajnerit që përkeqësoi situatën e Izraelit në Grupin G kualifikues të Botërorit ,Rusi 2018. Në konferencën për shtyp në përfundim të sfidës trajneri theksoi gjithsesi se ajo e paraqitje e dobët e izraelitëve erdhi edhe për meritë të kombëtares kuqezi.

Trajneri 59-vjecar vlerësoi Shqipërinë për mënyrën se si luajti duke e surprizuar dhe duke e dominuar Izraelin në cdo aspekt të lojës.

“Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta dhe më të turpshme të Izraelit në vitet e fundit. Këtë sfidë nuk do ta harrojmë për një kohë të gjatë pasi do ngelet gjithmonë si një njollë e zezë në historinë e përfaqësues tonë”, shtoi në vijim Levy.

Por, trajneri nuk u ndal me kaq duke akuzuar futbollistët për formën e treguar në fushë, ndërsa i thuri elozhe Shqipërisë.

“Deri në momentin që ata po fitonin me shifrat 2-0 ne po luanim mirë, unë rrezikova duke hedhur në fushë një skuadër më sulmuese por Shqipëria përfitoi duke na shënuar edhe golin e tretë.  Pashë në fushë futbollistë pa energji, ndryshe nga kundërshtarët që kishin shumë dëshirë për të treguar veten dhe për të fituar. Shqipëria na dominoi dhe e meritoi plotësisht fitoren, duhet të bënim më teper të shohim tashmë se cfarë do të ndodhë në Shtator me ecurinë tonë në Grupin G kualifikues”, nënvizoi në përfundim të konferencës për shtyp Elisha Levy.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Izraeli, Levy: Shqipëria na turpëroi”

  1. emigranti says:

    o zoti alisha levi ju ne shqiperi perfituat nga nga nje albiter psikopat nje dha pentallti kot dhe nxorri me te kuqe portjerin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *