Kriza në Lindjen e Mesme rrezikon Botërorin ‘Qatar 2022’

12 Qershor 2017, 16:56Sport TEMA

Kriza në Lindjen e Mesme rrezikon Botërorin “Qatar 2022”.

Kriza politike në Gjirin Persik, ka prodhuar dhe viktimën e parë futbollitike. Bëhet fjalë për një gjyqtar, i cili do të drejtonte sfidën Tajlandë – Emiratet e Bashkuara Arabe, takimi i vlefshëm për fazën e tretë kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” për zonën aziatike.

Vendimi për të ndërruar kryesorin e kësaj sfide është marrë nga ana e FIFA-s me kërkesë të Federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo për shkak se ai është me origjinë nga Katari.

Pasuesit e tij tashmë janë vendosur dhe do të jetë nga Singapori, ndërsa dy asistentët e tij nga Malajzia. Në rregulloren e organit më të lartë të futbollit, është e shprehur qartë, se në futbollin ndërkombëtar nuk lejohen ndërhyrje politike, por duket se këtë herë ky ligj është anashkaluar.

Vendimi është arsyetuar se vjen për motive sportive dhe të situatës aktuale gjeo-politike. Nga ana tjetër Presidenti i FIFAs, Gianni Infantiono, është shprehur se duhen edhe pse vite deri nga zhvillimi i botërorit “Qatar 2022” dhe se shpreson që situata të vijë drejt normalitetit.

Gjithashtu shtoi se nëse bota e futbollit mund të japë kontributin e saj, për të normalizuar gjendjen ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje