Luan Rama: Basha është zëdhënësi i Ramës, ne nuk i njohim pazaret për “tepsi”

Luan Rama në një dalje për media, ka intensifikuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama teksa i ka dhënë një përgjigje për deklaratat që ky i fundit ka bërë ditët e fundit.

Rama tha se aleati i tyre nuk është për reforma dhe se LSI nuk e ka kushtëzuar kurrë votën e saj në parlament për pazare tepsie.

Nën kryetari i LSI-së siguron se forca e tij politike ka kontribuar veç që Rama të mos i ndërtonte reformat sipas mënyrës së tij.

Ndër të tjera, ai e konsideroi edhe liserdin e opozitës si zëdhënës të kryeministrit.

“Rama nuk është për reforma. Nëse ne do ta lejonim atëhere do të bënte Rama-reforma. Gënjen-gënjen-gënjen, pasi ne nuk e kemi kushtëzuar votën tonë për pazare tepsie. Lulzim Basha është zëdhënës i Ramës,” thotë Luan Rama.

Më tej Luan Rama sqaron se cilat janë shushunjat sipas tij.

“Ku janë shushunjat, përse nuk e vë dorën mbi plagë kreu i rilindjes, në cilin sektor të hipotekave janë shushunjat? Të gjitha këto janë shërbime të hipotekës së drejtuar nga përfaqësues të PS, pse i ka lejuar shushunjat kreu i rilindjes dhe u kujtua sot në fund të mandatit t’i flasë shqiptarëve për shushunjat, pjesa që paska drejtuar zotëria e tij qenka pjesa e ëmbël?

Natyrisht ka edhe në sistemin e punonjësve që shërbejnë në hipoteka njerëz që kanë shfaqur probleme me ligjin, ka edhe nga ata njerëz që jo nuk meritojnë të përfaqësojnë qytetaret, ka ca policë blu dhe ca drejtorë blu që janë identifikuar, ndëshkuar ligjërisht si bashkëpunëtorë në kanabizimin e vendit, në krijimin e një harte të tërë të kultivimit të kanabisit në gjithë sipërfaqen e vendit. Për këta nuk mbaka përgjegjësi kryetari i rilindjes? Pse Rama kërkoi koalicion të dytë me LSI Pse s’i thoni hapur shqiptarëve cila është përgjegjësia juaj? Për të trafikuar opinionin në funksion të pushtetit të tepsisë suaj dhe timonit tuaj. Sistemi ka probleme, është i korruptuar se në krye të këtij sistemi për 4 vjet ka qenë kryetari i rilindjes…”, nënvizon Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Luan Rama: Basha është zëdhënësi i Ramës, ne nuk i njohim pazaret për “tepsi””

  1. devis says:

    More qelbesire, si kujton ti se jemi budallenj? Bemat tuaj i kane vuajtur te gjithe me perjashtimte leshelistave, si ne hipoteka, burgje, miniera, energji, bujqesi, mjedis e cfare te them tjeter, etj. etj…

  2. voica says:

    Bravo Luan, ashtu eshte. LSI-ja nuk injeh pazaret “tepsi”…
    LSI-ja do pazare per “sini”, qe t’ja vleje mundimi…, ose “fuçi” qe te kenaqet tama Likja dhe Mona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *