Mbërrin avioni i parë me turistë nga Bjellorusia, ja pritja në aeroportin shqiptar

12 Qershor 2017, 12:19Ekonomia TEMA

Mbërriti sot në orët e para të mëngjesit, në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia, të cilëve iu rezervua një pritje e veçantë nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, institucion në varësi të Minitrisë së Zhvillmit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. 

Në një ceremoni festive bazuar në traditat mikpritëse shqiptare, iu urua sot mirëseardhja turistëve bjellorusë. Ky është grupi i parë i turistëve nga ky shtet që vijnë në Shqipëri.

Vetëm pak ditë më parë më 9 qershor mbërriti çarteri i parë me turistë nga Ukraina. Është kompania Aler Travel e cila ka zgjedhur pikërisht këtë treg rusishtfolës për t’i sjellë në Shqipëri, pas një promovimi intensiv që është bërë nga Ministria e Turizmit në këto vende për bukuritë e Shqipërisë. 

 Menjëherë pas vendimit të Qeverisë Shqiptare për heqjen e vizave gjatë sezonit turistik për një sërë vendesh, përfshi dhe ato rusishtfolëse, janë ndjerë efektet e para të bumit të turistëve nga këto vende.

Kompania Aler Travel do të vijojë të sjellë çdo javë turistë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator. Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8000 turistë.

Ndërkohë që sfida e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore. Ulja e TVSH së Turizmit nga 20 % në 6 % pritet të sjellë një bum të ardhurash për këtë industri dhe shtimin e investimeve për zgjerim të strukturave akomoduese dhe përmirësim të shërbimeve të tyre. 

Synimi në këtë sektor nuk është më thjesht rritja e numrit të turistëve, por ofrimi i shërbimeve cilësore, zgjatja e kohës së qëndrimit të turistëve, në mënyrë që ata të shpenzojnë më shumë dhe të kthehen sërish

7 komente në “Mbërrin avioni i parë me turistë nga Bjellorusia, ja pritja në aeroportin shqiptar”

  1. Liri says:

    Ne kontekstin e rritjes se fluksit te turisteve.Autoritetet financiare duhet medoemos te kujdesen per te menjanuar evazionin fiskal.Ndryshe te ardhurat e ketij sektori shkojne ne pak duar. Liri

    1. raimond vlonjati says:

      SHume mire qe erdhen –Dhe ti presim sa me mire se ne Ndeshjen e Futbollit kunder Izraelit , Albitri Bjellorus na ndihmoi shume fare
      Asnjehere ndonje albiter nuk na ka ndihmuar kaq shume , me perjashtim te nje albitri francez qe na dha dy penallti ne ndeshjen kunder gjermanise

      Por edhe ky albitri Bjellorus u tregua shume njeri i mire me ekipin tone

  2. faikonica says:

    Bravo!Kujdes xhihadistat….O milet!

  3. faikonica says:

    Bravo!Kujdes xhihadistat…O milet!

  4. emër says:

    Turistë bjellorusë e ukrainas për herë të parë + me tufa gjatë fushatës …?! Me Putinin nëpër këmbë…?! Sytë nga zoti dhe nga amerikont se përndryshe…!

  5. shushica says:

    Sa per histori ,por qe me zgjuarsi mund te kthehet ne pata,ne qindra miliona…Popujt e ish BS …kishin nje simpati te vecante per Shqiperine e vogel …Ata e dinin shume mire se Shqiperia e vogel u clirua vete ,pa tanke ruse dhe amerikane….qe ne u rreshtuam me frontin antifashist dhe ne raport me popullsine dhame nje kontribut te cmuar per fitoren….Pavaresisht te zhvillimit te mevoneshem te ngjarjeve qe lidhet me politikat e ish BS dhe tonat ,tek popujt mbeti respekti i ndersjellte ….Kjo histori eshte trasmetuar pak a shume edhe tek brezat e sotem….Kete dukuri duhet ta shfrytezojme ne maksimum….Me te gjitha vendet lindore qe nuk kane klime dhe dete te ngrohta …Ne jemi teper te vegjel per tu marre me politiken e madhe …Mundesisht edhe media jone te evitoje etiketimet dhe komentet qe ndikojne negativisht ne opinionin publik …..Nuk jane problemi yne se ke zgjedhin polaket hungarezet ,bielloruset ,kazaket ,sllovaket…Nuk jane problemi yne marredheniet dhe konfliktet ne zona te caktuara …Perse zviceranet qe nuk jane as pjestare te OKB..s ndihen te shqetesuar …As u shkon ne mend ,,,sepse miliardat .depozitohen ne banka dhe keto zhvillojne ekonomine…Ne nuk jemi Zvicra ,por miliarda mund te vijne ne se zhvillojme nje turizem cilesor dhe me cmime konkuruese ,ne se kemi nje shtet dhe polici te forte qe te garantoje qetesi dhe siguri per jeten…Bukur iniciativa per mireseardhjen e turisteve….le te zhvillojme sa me shume veprimtari kulturore ,artistike ,festa dhe ne se nuk i kemi ,le ti krijojme …Keshtu ben e gjithe bota …Themelore eshte qe mirqenia e njerezve te rritet …

  6. ARTANI says:

    BRAVO,,,SA ME SHUME RUSE E UKRAINAS,,,,KETA JANE NJEREZ TE MIRE,,,KOSOVARET MERRINI ME HUNJ DHE PERZIINI NGA SHQIPERIA,,////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje