Rezultatet zyrtare: “Tërmeti” Vetëvendosje, del parti e parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kosova përfundimisht nuk i ka dhënë të drejtën asnjë grupimi politik që të ketë shumicën absolute.

Siç bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, kur janë numëruar më shumë se 90% e votave, koalicioni PAN (PDK, AAK, NISMA) ka marrë 220.295 vota, ose 34,60%, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 170.331 vota, ose 26,75%. Koalicioni LDK+AKR+Alternativa, nga ana tjetër, është e treti, me 164.355 vota, ose 25,81%.

Nëse merret parasysh se në këtë rast vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka garuar pa koalicion, por si forcë politike, ajo është parti e parë, dhe si e tillë mund të thuhet hapur se politikisht është formacioni më i votuar nga qytetarët e Kosovës.

Duke pasur parasysh se Kosova ka një sistem elektoral proporcional kombëtar, asnjë prej koalicioneve politike nuk ka siguruar shumicën absolute të votave.

Dhe sipas përllogaritjeve, koalicioni PAN ka marrë 25 deputetë, ndërsa Vetëvendosje dhe koalicioni i LDK-së janë me nga 25 pak a shumë.

Duhet parë në detaje se si janë ndarë deputetët mes partive brenda koalicionit të LDK-së që të mund të arrihet të shikohet se sa deputetë ka marrë Pacolli veç dhe AKR-ja.

Megjithatë, Ramush Haradinajt do t’i duhen, përveç 11 apo 12 deputetëve të Listës Serbe, apo deputetëve të partive minoritare, dhe 15 deputetë që të formojë qeverinë. I vetmi variant është blerja e deputetëve tek AKR-ja apo brenda pjesës së LDK-së.

Vetëvendosja, sipas të gjitha gjasave, nuk ka rrjedhje, sepse këtë e ka treguar në vite.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputeti i NISMA-s ka bërë të ditur se asnjë parti politike nuk ka marrë shumicën dhe se shqiptarët kanë votuar për një koalicion të madh.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës ka folur për një mundësi koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ku kryeministër do të jetë Albin Kurti.

Ky version është mjaft i mundshëm dhe i kalon përfundimisht “gjeneralët” në opozitë.

Megjithatë, mbrëmë shpalli fitoren koalicioni PAN, ku në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës Ramush Haradinaj e Kadri Veseli falënderuan votuesit për fitoren, por edhe Vetëvendosje shpalli fitore.

Në fakt, kjo e dyta ka dalë zyrtarisht partia më e votuar në Kosovë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Rezultatet zyrtare: “Tërmeti” Vetëvendosje, del parti e parë”

  1. LORA says:

    Une mendoj se rezultati I gezueshem I Vetvendosjej eshte mese I natyrshem, si frut i nje rruge te gjate principialiteti shembullor dhe mjaft te mundimshem ne mbrojtjen e interesave te shtetit dhe qytetarit te Kosoves.
    Pra nuk eshte nje termet.Komuna e Prishtines fitohet me prova te forta ,te besueshme,,,jo me marifete termetesh.
    Urime Vetvendosjes dhe krahe te lehta ne permbushjen e premtimeve qe u kane bere njerzve

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      ok ky eshte realiteti

    2. XheJ eN Bi says:

      LORA…
      E keqja eshte se Vetvendosja eshte shume e majte per realitetin e sotem.
      V V .hedh poshte te gjitha aritjet politike qe ka aritur Kosova deri me sot.

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    e vetmja forc politike qe meriton fitoren eshte VV

  3. Kapit Tupalla says:

    Frika është mposhtur !
    URIME KOSOVË !

  4. emigranti says:

    Urime V.V.
    Shpresoj qe shembullin e saj ta ndjekin parti te tjera te reja te hapesires shqiptare.

  5. Beni/Fr says:

    Albini eshte atdhetar i madh,filozof,mendimtar,veprimtar i shkelqyer si opozitar ,por ta shohim si qeveritar.Megjithate e meritonte nje shans per te qeverisur.

  6. Ermali says:

    Vetvendosje duhet ta drejtoj shtetin e Kosovës sepse garoj e vetme dhe populli e votoj thjeshte meriton ka kuadër të zgjuar që dinë te bëjn shtet tu pergjigjën politikave rajonale ndërëkombëtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *