“Tërbohen” mediat serbe: “Terroristi i luftës” fiton zgjedhjet!

12 Qershor 2017, 08:58Rajoni TEMA

Mediat serbe kanë shpërthyer me tituj “bombastikë” pas rezultateve të para të zgjedhjeve në Kosovë.

Pas Exit Poll-it të parë për zgjedhjet, mediat serbe kanë shkruar se në Kosovë po fiton “Krahu i luftës”.

Duke mos e pasur dëshirën e një fitoreje të tillë, Blici serb thotë se “Terroristi i luftës” fiton zgjedhjet në Kosovë, duke nënkuptuar Ramush Haradinajn.

Për Exit Poll-in ka shkruar edhe Tanjug, B92, Telegraf.rs, Beta e të tjera.

Aktualisht me rreth 90% të votave të numëruara kryeson koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34.66%, ndërsa “Vetëvendosja” renditet e dyta me 26.75% të votave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje