Vasili tregon planin e LSI-së: Duamë t’i pasurojmë njerëzit, jo tepsi

Kreu i LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook solli detaje nga fjala e tij në takimin me të rinjtë e Lushnjes.

Vasili ka theksuar se forca që ai përfaqëson, ka një plan që të pasurohen njerëzit dhe jo oligarkët.

Duke u ndalur tek plani, ai tha se LSI-ja i ul tatimin atij që punon, pa iu pirë gjakun shqiptarëve.

STATUSI I PLOTE

Nga takimi i shkëlqyer me të rinjtë e Lushnjes:

“Ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi. Është plan që ul taksat, që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre.

Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...